LAJMI I FUNDIT:

Dy veprime antishqiptare nga Serbia, reagon Konjufca: Ky është Open Balkan që po tentohet të na shitet si ‘fqinjësi e mirë’

Dy veprime antishqiptare nga Serbia, reagon Konjufca: Ky është Open Balkan që po tentohet të na shitet si ‘fqinjësi e mirë’
Foto: Arkiv

Sot Gjykata e Apelit në Beograd e ka quajtur të ligjshëm përdorimin e termit shovinist e ofendues për shqiptarët, duke e rrëzuar padinë e ngritur ndaj ministrit të brendshëm Vulin nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Për këtë veprim të shtetit serb ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Konjufca  thotë se Serbia udhëhiqet nga figura politike të cilat i mohojnë masakrat që Serbia i ka kryer në Kosovë.


Presidenca e Kosovës reagon ndaj Shërbimit Sekret Serb, që mori në pyetje Adriatik Kelmendin
Lexo po ashtu Presidenca e Kosovës reagon ndaj Shërbimit Sekret Serb, që mori në pyetje Adriatik Kelmendin

“Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë ende u ndalohet përdorimi institucional i flamurit kombëtar edhe pse jetojnë në trojet e veta. Populli ynë atje është pakica kombëtare më e diskriminuar në Evropë”, ka shkruar Konjufca në Facebook, përcjell Telegrafi.

I pari i Kuvendit ka reaguar edhe për intervistimin e gazetarit Adriatik Kelmandi nga shërbimet secrete serbe.

Konjufca ka thënë se më këto veprime po shihet fytyra e “Ballkanit të Hapur”.

“Në anën tjetër sot është intervistuar gazetari Adriatik Kelmendi nga shërbimi sekret i Serbisë. Gjatë kohës së Milosheviqit këto i quanin ‘biseda informative’. Vërtet e trishtë dhe e papranueshme. Hiç më larg se dje Vuçiq edhe një herë na bëri ftesë për pjesëmarrje në Open Ballkan, duke shtuar se Serbia do të jetë ‘shtëpi e dytë’ për shqiptarët.  Ky është Open Ballkan i 24 orëve të fundit që po tentohet të na shitet si ‘fqinjësi e mirë’”, ka shkruar tutje Glauk Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori