LAJMI I FUNDIT:

Dy Serbia në të njëjtin vend: Shikoni sa studentë ishin më 15 mars dhe sa ka tani mbështetës të Vuçiqit në Beograd

Dy Serbia në të njëjtin vend: Shikoni sa studentë ishin më 15 mars dhe sa ka tani mbështetës të Vuçiqit në Beograd

Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi që tregojnë se si dukej rrugët e Beogradit më 15 mars, kur studentët organizuan protestën më të madhe në historinë e Serbisë, dhe si duken ato sot, në të njëjtën kohë, kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, organizon mitingun e tij.

Reagimi i Vuçiqit ndaj protestës studentore, pra kontramitingu, pritet të arrijë kulmin në orën 19:00, kur është planifikuar edhe fjalimi i tij drejtuar qytetarëve.

Edhe në këtë formë qytetarët tentuan të ndalonin autobusin me mbështetës të partisë së Vuçiqit
Lexo po ashtu Edhe në këtë formë qytetarët tentuan të ndalonin autobusin me mbështetës të partisë së Vuçiqit

Deri atëherë, autobusët arrijnë nga zona të ndryshme të Serbisë, por edhe nga shtetet përreth.


Ajo që kanë vënë re përdoruesit e rrjeteve sociale është se për momentin, tubimi i Vuçiqit nuk po arrin të zëvendësojë protestën studentore, që ishte edhe synimi fillestar i presidentit të Serbisë. Dallimi është më se i dukshëm.

Në një anë, më 15 mars, studentët mbushën spontanisht dhe me dinjitet rrugët e Beogradit, pa autobusë dhe pa detyrim për të sjellë qytetarët, të udhëhequr nga ideja për të mbrojtur vlerat thelbësore – drejtësinë, lirinë dhe dinjitetin.

Nga ana tjetër, në të njëjtat Terazia, është planifikuar mitingu i kundërt i qeverisë, që duhet të tregonte “forcën e popullit”.

Rrahje në Novi Pazar - studentët bllokuan autobusët me mbështetësit e partisë së Vuçiqit
Lexo po ashtu Rrahje në Novi Pazar - studentët bllokuan autobusët me mbështetësit e partisë së Vuçiqit

Në vend të kësaj – rrugë të boshatisura, grumbuj autobusësh të parkuar në periferi të qytetit dhe rojtarë që përpiqen të organizojnë atë që duket më shumë si një ekskursioni i detyruar se sa një mbështetje politike e sinqertë.

Sipas nova.rs. janë dy Serbi: njëra autentike, e lirë dhe e guximshme, që qëndron në këmbë, dhe tjetra, e frikësuar, që autokrati e keqpërdor për të ndierë se është i dashur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tarifat e Trump

Tarifat e Trump "mund ta detyrojnë Putinin më afër paqes"

Botë
Rusët e ‘fuqishëm’ të lidhur me FSB-në dhe përfitues të luftës në Ukrainë marrin nënshtetësinë serbe, shmangin sanksionet e kufizimet e udhëtimit

Rusët e ‘fuqishëm’ të lidhur me FSB-në dhe përfitues të luftës në Ukrainë marrin nënshtetësinë serbe, shmangin sanksionet e kufizimet e udhëtimit

Serbia
Të paktën katër të plagosur – studentët dhe profesorët në alarm, pas të shtënave në një universitetin shtetëror të Floridas

Të paktën katër të plagosur – studentët dhe profesorët në alarm, pas të shtënave në një universitetin shtetëror të Floridas

Amerika
Ukrainasit hakmerren për sulmin në Sumy, godasin me dronë bazën ushtarake ruse

Ukrainasit hakmerren për sulmin në Sumy, godasin me dronë bazën ushtarake ruse

Evropa
Portreti i djalit nga Gaza, i cili humbi të dy krahët në sulmin izraelit, është zgjedhur Fotoja e Vitit në World Press për vitin 2025

Portreti i djalit nga Gaza, i cili humbi të dy krahët në sulmin izraelit, është zgjedhur Fotoja e Vitit në World Press për vitin 2025

Botë
Alarmohet Australia - rusët duan bazën e rëndësishme në kufi të saj?

Alarmohet Australia - rusët duan bazën e rëndësishme në kufi të saj?

Botë
Kalo në kategori