LAJMI I FUNDIT:

Dy serbë i bashkohen listës së gjatë të personave të padëshiruar në Kosovë, analistët thonë se po përçohet një mesazh

Dy serbë i bashkohen listës së gjatë të personave të padëshiruar në Kosovë, analistët thonë se po përçohet një mesazh

Në disa raste përgjatë muajve të fundit, institucionet kosovare të sigurisë kanë arrestuar persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në spiunazh dhe aktivitete të tjera që ndërlidhen me sigurinë në vend. Rasti i fundit është arrestimi i dy shtetasve serb. Ekspertët e sigurisë po vlerësojnë se Kosova duhet që me kujdes të shtuar t’i trajtoj këto raste.

Të fshehur nën mbulesën e aktiviteteve humanitare, Qeveria e Kosovës njoftoi se dy serbët po dëmtonin imazhin e shtetit, duke nxitur edhe urrejtje ndëretnike.

Nën këtë arsyetim, Qeveria ua ndaloi atyre hyrjen në Kosovë dhe menjëherë i futi në listën e të padëshiruarve.


Ky është vetëm një prej rasteve të tilla, që ndodhën në Kosovë në muajt e fundit.

Në natën e ndërrimit të motmoteve, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, njoftoi se me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, ka shpallur person non-grata një zyrtar të UNMIK-ut.

Për këtë veprim, reagoi Organizata e Kombeve të Bashkuara, që e konsideroi vendimin të pavlefshëm për zyrtarët e saj.

Nën këto dyshime, në fund të korrikut, Policia arrestoi dy shtetas francez të cilët po vozisnin në veri të Kosovës një veturë me targa ruse.

Disa muaj pas arrestimit, ata u dënuan për vetëm kalim të paautorizuar të kufirit.

“Kur e kemi parasysh që Kosova ka qenë e pushtuar nga serbët rreth 100 vjet, kur e kemi parasysh që mundësitë e sistemeve serbe kanë qenë të mëdha për të rekrutuar agjentë serbë brenda shqiptarëve, atëherë ne nuk duhet të hamendohemi fare se kjo strukturë e agjenturës është e instaluar në nivele të larta”, ka thënë eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi.

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, thekson se institucionet nuk duhet të ndërmarrin veprime duke u nxituar.

“Unë mendoj se ato që janë ndërmarrë janë ndërmarrë mbi bazë të fakteve dhe informacioneve të sakta, kjo nuk është çështje loje, është çështje shumë e ndjeshme”, shtoi Kajtazi.

E analisti Artan Muhaxhiri vlerëson se Kosova në këtë mënyrë po e dërgon një mesazh.

“Është një mesazh i cili u dërgohet të gjithë atyre që janë të kësaj kategorie, të cilët janë kundër shtetit të Kosovës dhe që duhet ta dinë se janë të identifikueshëm dhe radari i sistemeve të sigurisë mund t’i kap edhe ata”, është shprehur Artan Muhaxhiri – analist.

Televizioni Dukagjini ka dërguar gjatë ditës disa pyetje në drejtim të institucioneve dhe është duke pritur përgjigje për listën e personave të padëshiruar në Republikën e Kosovës./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori