Dy raste të dhunës në familje në Klinë dhe Pejë

Policia e Kosovës ka trajtuar dy raste të dhunës në familje më 9 qershor 2025 në Komunën e Klinës dhe të Pejës.
Në Klinë, rreth orës 10:00, është raportuar se një burrë kosovar nën ndikimin e alkoolit ka ofenduar dhe kanosur gruan e tij. Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt, ndërsa për të është njoftuar prokurori.
Ndërsa në Pejë, rreth orës 18:00, policia ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































