Dy persona të ndaluar nga Prokuroria e Pejës për 'vrasje në tentativë' dhe 'grabitje'

Prokuroria Themelore në Pejë, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka ndaluar dy persona gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi, i cili ka bërë të ditur se njëri nga të ndaluarit dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ndërsa tjetri për veprën penale “Grabitja”, përcjell Telegrafi.
Prokurori i shtetit pritet të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dy të ndaluarve në procedurë penale.
Hetimet në të dy rastet janë në vazhdim, ndërsa Prokuroria mbetet e përkushtuar për ndjekjen dhe trajtimin me prioritet të rasteve të natyrës së rëndë penale./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































