Dy momentet kur Fury e rrëzon në tokë Wilderin, por amerikani ngritët në këmbë dhe vazhdon meçin

Tyson Fury ka triumfuar në rimeçin ndaj Deontay Wilder për ta marrë titullin si kampion i botës në peshat e rënda.
Boksieri britanik ka zhvilluar një meç fantastik nga fillimi deri në fundin e këtij dueli.
Fury e rrëzoi dy herë amerikanin, ku hera e parë ishte në minutën e fundit të raundit të tretë. Një goditje e fuqishme me të djathtën nga britaniku bëri që Deontay të binte në tokë, por që u ngrit dhe vazhdoi luftën.
Në raundin pasues, Fury përsëri arriti ta rrëzonte në tok Wilderin, por që gjyqtari e konsideroi si rrëshqitje.
Gjithsesi Gypsy King arriti të fitonte meçin në raundin e shtatë, pasi Wilder nuk arriti më t’i bënte ballë goditjeve të tij.
Ishte ekipi i amerikanit që hodhi peshqirin në tokë dhe britaniku Fury e fitoi meçin me nokaut teknik.
The irony of Wilder shouting “why did you do that?” but not being able to hear the answer...#WilderFurypic.twitter.com/PkC6Gqyw1C
— Oliver Hodgkinson (@ojhodgkinson) February 23, 2020
Kjo ishte fitorja e 30-të në karrierë për Tyson Furyn, që mbetet boksieri i vetëm i pamposhtur në peshat e rënda. /Telegrafi/



















































