Ndeshja mes Real Madridit dhe Arsenalit po del të jetë shumë interesante në pjesën e dytë. 

Dukej se shpresat e Real Madridit për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Arsenalit(3-0), morën goditje të madhe. 


Arsenali kaloi në epërsi 1:0 në “Santiago Bernabeu”, me golin e Bukayo Saka shënoi në minutën e 65-të, që përfitoi pas një pasimi të Mikel Merinos. 

Por Real Madridi ka shënuar për 1-1 menjëherë në minutën e 67-të, me Vinicius Junior që realizoi, pas një gabimi të Salibas.  

Real Madridit i duhen edhe tre gola për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, gjë që duket e pamundur. /Telegrafi/  

telegrafi sport app