LAJMI I FUNDIT:

Dy kostume të përsosura për një grua të suksesshme në biznes

Dy kostume të përsosura për një grua të suksesshme në biznes

Nëse doni të lini përshtypje, kjo është mënyra se si Kate Blatchet dhe Ashley Roberts treguan se çfarë stili të modës duhet të synojnë gratë e biznesit

Stil i biznesit nuk janë më fundet e ngushta dhe këpucët me taka të larta, por kostumet që lënë përshtypjen e një gruaje të fortë dhe të fuqishme.


Me fjalë të tjera, aktorja 53-vjeçare dhe këngëtarja 41-vjeçare janë shfaqur me disa ditë distancë në një mënyrë shumë të ngjashme, transmeton Telegrafi.

Ndërsa Ashley Roberts kishte veshur një kostum gri të gjerë nën të cilin kishte veshur një bluzë të bardhë, këpucë vezulluese dhe perla, Cate Blanchett kishte veshur një kostum gri me tri shtresa për udhëtimin, nën të cilin kishte veshur një fanellë të zezë më pas edhe një këmishë.

Një edicion shumë efektiv që nuk mund të kalojë pa u vënë re, do të thoni edhe ju kështu.

Përveçse elegant, kostumi është edhe shumë praktik – është gjithmonë modern dhe i përshtatshëm për të gjitha rastet.

Kostumet janë pjesë të modës që rrezatojnë autoritet dhe arrijnë të udhëtojnë nëpër kohë dhe të pushtojnë gardërobat e zonjave me stile jetese krejtësisht të ndryshme, afinitete mode dhe preferenca estetike, të cilat kanë vetëm një gjë të përbashkët – suksesin dhe vendosmërinë për ta transmetuar atë me zgjedhjet e tyre të modës. /Telegrafi/