Fansat e “Sex and the City” dhe “And Just Like That” janë të kënaqur të shohin rikthimin e Samantha Jones, të luajtur nga Kim Cattrall, edhe pse ajo do të shfaqet vetëm në një episod.
Megjithatë, Page Six mëson se nuk ishte aspak e lehtë të bindej aktorja për t’u shfaqur në ‘spin-off’ të HBO Max, duke pasur parasysh se prej vitesh ajo nuk ka marrëdhënie të mira me Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon.
Përkatësisht, Kim kishte dy kërkesa. Ajo e ka bërë të qartë se nuk dëshironte të takohej me asnjërën nga ish-koleget gjatë xhirimeve.
Po ashtu, Cattrall ka këmbëngulur të mos e takonte producentin këmbënguli gjithashtu se ajo nuk po e sheh Michael Patrick King, i cili është në marrëdhënie të mira me Parker.
Kujtojmë, mosmarrëveshjet mes kolegëve u shfaqën kur Kim tha se ndjente se ajo dhe aktoret e tjera nuk paguheshin sa duhet, përveç Sarah, e cila kishte një pagë shumë më të lartë se të gjitha aktoret tjera kryesore. /Telegrafi/