Mbajtja e trupit të shëndetshëm nuk duhet të jetë asnjëherë e fundit nga gjërat që ne zgjedhim të përcaktojmë si përparësi.
Në fund të fundit, gjithçka që ne bëjmë varet nga sa të fortë janë trupat tanë. Tani, kur flasim për trupin, dieta e mirë dhe ushtrimet e rregullta pothuajse menjëherë na vijnë në mendje. Dhe me të drejtë: këto të dyja janë me të vërtetë shtyllat e shëndetit të mirë fizik.
Duke folur praktikisht, mbajtja e një diete të shëndetshme është shumë më e lehtë për t’u realizuar sesa ushtrimi. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të merrni artikujt e duhur të ushqimit. Ushtrimi, nga ana tjetër, kërkon kohë dhe shumë përkushtim.
Lajmi i mirë është që ka ushtrime që në të vërtetë nuk kërkojnë që një person të tërhiqet nga rutina e përditshme. Çiklizmi është një shembull i mirë.
Është e thjeshtë për ta integruar këtë në orarin tuaj të përditshëm, sepse përveç të qenit një formë ushtrimi, është gjithashtu një mjet transporti. Kështu që thjesht mund ta përdorni biçikletën për të shkuar në dyqane dhe vende të tjera, në vend që të përdorni makinën ose transportin publik.
Më poshtë gjeni dy nga arsyet e shumta se pse çiklizmi është një aktivitet i shkëlqyeshëm.
Ul rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare
Një studim i gjatë i bërë nga studiues të Universitetit të Glasgout ka zbuluar se çiklizmi ka mundësi të konsiderueshme për të zvogëluar kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Ajo që është domethënëse është se mund ta bëjmë lehtësisht, duke çuar në përfitime që janë reale dhe të qëndrueshme.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se derisa vozitja e biçikletës është vërtet e dobishme, ajo ka pjesën e vet të rreziqeve, veçanërisht kur dilni dhe ndani rrugën me makina dhe automjete të tjera. Edhe nëse jeni të kujdesshëm, ndonjëherë thjesht nuk mund të parashikoni, e lëre më ta ndaloni, pakujdesinë e të tjerëve.
Ju ndihmon të humbni peshë dhe të shmangni obezitetin
Megjithëse bën presion shumë më të madh në kofshë dhe këmbë, biçikleta gjithashtu mund të konsiderohet se bën ushtrime të plota të trupit, sepse gjithashtu angazhon muskujt e barkut dhe të shpinës. Kur të gjithë këta muskuj janë në punë, ata djegin yndyrën për të prodhuar energjinë e nevojshme për të nxitur aktivitetin.
Ky mekanizëm i djegies së dhjamit është padyshim ai që kontribuon jo vetëm në humbjen e peshës, por edhe për të mbajtur trupin në formë. /Telegrafi/