LAJMI I FUNDIT:

Durmishi: Rruga Prishtinë-Podujevë do të jetë e përfunduar vitin e ardhshëm

Durmishi: Rruga Prishtinë-Podujevë do të jetë e përfunduar vitin e ardhshëm

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se rruga Prishtinë-Podujevë vitin e ardhshëm do të jetë e përfunduar.

Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ai ka shtuar se tani edhe vendimi i OSHP-së është në anën e ministrisë.

“Në kohën kur i nënshkruam kontratat dhe filluam punimet u bë shumë zhurmë gjithandej nëpër media. Bëhej fjalë për një ankesë në OSHP, nga një kompani e cila nuk kishte të drejtë ankese, sepse nuk ishte lider i konsorciumit dhe nuk ishte i autorizuar që të përfaqësonte konsorciumin. Ne në atë kohë e sqaruam këtë çështje dhe me të drejtë i kishim nënshkruar kontratat. Sulmoheshim vazhdimisht me muaj të tërë sepse dikujt i pengonte suksesi ynë në ndërtimin e kësaj rruge. Atje punimet po zhvilloheshin përtej dinamikës së planifikuar”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.


“Dhe tani e kemi edhe vendimin e OSHP-së, që është në favorin tonë. Kaluan 22 ditë prej kur është marrë vendimi dhe asnjë medie nuk e ka publikuar deri më sot. A thua pse? Paramendoni se çfarë do të ndodhte sikur të mos i nënshkruanim në atë kohë kontratat. Kontratat do të mund t’i nënshkruanim vetëm tani në dhjetor dhe punimet nuk do të mund të fillonin deri në vitin e ardhshëm”, ka shtuar ai.

Sipas tij, dëmi do të ishte shumë i madh sepse ende nuk do të kishin filluar me punime si dhe buxheti për vitin 2023 nuk do të shpenzohej.

“Ne po ecim përpara e nuk po ndalemi e rruga Prishtinë – Podujevë vitin e ardhshëm do të jetë e përfunduar”, ka shkruar Durmishi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori