LAJMI I FUNDIT:

Dumani: Hetim pasuror Berishës për dosjen “Partizani”, për “21 janarin” presim zbardhjen e vendimit nga Gjykata e Lartë

Dumani: Hetim pasuror Berishës për dosjen “Partizani”, për “21 janarin” presim zbardhjen e vendimit nga Gjykata e Lartë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët ka dhënë detaje mbi ecurinë e hetimeve që po kryhen nga kjo strukturë.

I pyetur për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ku nën hetim janë ish-Kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, mediet raportojnë se sipas Dumanit është kryer edhe hetim pasuror për rastin.

Sipas kreut të SPAK, për rastin në fjalë janë kryer të gjitha hetimet e nevojshme dhe janë grumbulluar provat përkatëse. Po ashtu është kryer edhe hetimi pasuror ndaj Berishës. Dumani saktësoi se hetimet për dosjen “Partizani” janë në vijim.


I pyetur për çështjen “21 Janari”, Dumani tha se pritet zbardhja e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe pas kësaj dosja do t’i kalojë SPAK për hetim. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë kërkohet që çështjen e 21 janarit ta hetojë SPAK-u, duke i hapur rrugë tashmë regjistrimit të kallëzimin të bërë nga familja Nika, e cila ka humbur një prej familjarëve të saj në protestën e 21 janarit 2011.

Po ashtu, Dumani u pyet nga gazetarët edhe për dosjen e inceneratorëve dhe hetimet ndaj ish-Zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj. Dumani bëri të ditur se procedurat e ekstradimit ndiqen nga Ministria e Drejtësisë, SPAK përgatit dosjen hetimore për të cilën kërkohet ekstradimi, më pas është Ministria e Drejtësisë që finalizon procedurat. “Pengesa nuk ka, por procedurat e ekstradimit janë procedura që zgjasin. Që ditën që kemi bërë kërkesën për ekstradim jemi në pritje”, raportohet të ketë thënë Dumani.

Dumani tha se po verifikohen dhe kryhen hetime dhe mbi deklaratat e dhëna nga Ahmetaj gjatë intervistës për dokumentarin e “Rai 3”.

Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në lidhje me skemat e mashtrimit me mikro kreditë.

‘Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi vetëm një hetim për një objekt konkret. Nuk bëj komente. Realisht na vjen keq për qytetarët që përplasen ne dyert tona dhe për ata persona që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi para dyerve të SPAK. Ka kërkesa të shumta nga qytetarë, por ligji na e ka përcaktuar qartë.’- tha Dumani.

Kreu i SPAK i pyetur mbi të kërkuarit që fshihen në Dubai, u shpreh se rezulton të jenë 7 të tillë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori