Pas pushimeve në Ibiza të Spanjës, Rita Ora i është kthyer punës duke mbajtur një koncert në Portugali.

Mirëpo, ashtu si bëri edhe gjatë ditëve të pushimeve, duke publikuar imazhe ngacmuese, të njëjtën gjë e ka bërë me dukjen e saj gjatë koncertit.


28-vjeçarja kishte zgjedhur një veshje provokuese që ekspozonte shumëçka nga fiziku i saj gjatë këtij evenimenti muzikor.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore i ka publikuar disa fotografi në profilin e saj në Instagram, të cilat vënë në pah dukjen e saj.

Ndërsa sa u përket imazheve me bikini, më poshtë jua sjellim disa poza të realizuara në Ibiza. /Telegrafi/