Nga: Merita Abazi
Duke qëndruar përballë njëri tjetrit, babë e bir, të dytë njohës të shkëlqyer të gjuhëve të huaja – njeri gazetar, përkthyes, tregimtar, novelist e romansier, tjetri përzgjedhës i fortë i veprave monumentale, realiste të shkëlqyera për botën – Dino Buzzati i reflektoi me një shikim mikroskopik ambientin ku ka jetuar e vepruar. Këta të dy, Zija Çela me Dritan Çelën, në përzgjedhjen e tyre, sollën një vepër me karakter monumental. Kështu e pasuruan historikun e autorëve më eminentë të letërsisë jo vetëm italiane, botërore, por edhe letërsinë tonë shqipe.
Vepra nis me … një tregim të çuditshëm të çmendurisë njerëzore, aty ku thellësia e vrerit njerëzor e tejkalon realen. ”I vdekuri gabimisht “. Piktori Lucio Predonzani, një ditë kur e hapi gazetën e përditshme, u shtang kur e lexoi nekrologun e vet. S’ka të bëjë me “Pas vdekjes” së Çajupit, që është një humor e kritikë për mendjemëdhenjtë shqiptarë si dr. Adha’muti. Jo, këtu kemi të bëjmë me katarzën mendore të ambientit ku jetonte Luçio i shkretë.
Edhe pas ankimit të tij te kryeredaktori i gazetës, ai e bindi atë se pas vdekjes së tij pikturave do t’u shtohej vlera dhe se do të kishte një përfitim të madh. Piktori nuk kishte zgjidhje tjetër, pos të fshihet nga opinioni, e gruaja e tij t’i pret e përcjell shokët e miqtë (Oskar Pradeli, haptazi ia përvetësoi gruan!); t’i shiten vërtetë n’ato ditë pikturat më shtrenjtë, e ky të mbyllet në një podrum dhe, dita ditës, ta harrojnë të gjithë, duke nisë prej familjes e të tjerët.
Në morgun familjar shtrihej arkivoli i shtrenjtë dhe i zbrazët. Çfarë ironie të fatit: atë thjesht e vranë – e shoqja, shokët miqtë dhe shoqëria. Kur vuri re se më askush as e thirte e as e përmendte, një mbrëmje vjedhurazi shkoi në morgun familjar, hyri në arkivolin e vet të zbrazët, u shtri dhe e mbylli kapakun. Tregimi na bën ta shohim se deri ku shkon lajthitja e trurit njerëzor; se duke qenë mire, dikujt i teket që ta zhdukë nga faqja e dheut. Sigurisht, konkurrenca që ka të bëjë me ndërgjegjen e kalbur e të ndotur njerëzore.
Buzzati vazhdon me paraqitjen e shoqërisë mikroborgjeze, “Minjtë”, atë të fshatit Doganella dhe miqtë e tij, bashkëshortët Korio, në vilën e tyre ku shkonte vite me radhë. Ky vëren disa qejfprishje që Xhovani dhe Elena mundoheshin t’i fshihnin, por syri I mprehtë i vizitorit vuri re që në ardhjen e pare se në vilën e tyre pa një mi të vogël dhe pyeti a kanë vu çarqe. Por, ai kërceu nëpër atë bisedë. Vitin e ardhshëm, kur i vizitoi, dëgjoi më shumë zhurmë dhe në pyetjen e tij Xhovani qesh dhe thotë se minj ka sa t’i numërosh me gishta (një mospërfillje e tillë bëri që e keqja jo vetëm të ritet, por edhe të jetë kërcënuese për njerëzit). Vitin tjetër vëren dy maçokë të mëdhenj që për pak kohë, në vend se t’i zhdukin minjtë, ikin të kafshuar e të përgjakur. Xhorxho, djali i madh tregon se mijtë janë rritur shumë dhe se i ati gënjen e nuk i përfill aspak, derisa u bënë aq shumë, me miliona, dhe e zaptuan tërë shtëpinë. Kështu, minjtë u bënë të zotët e shtëpisë dhe Koriotët skllevërit e tyre.
“Minjtë” përcjellin porosinë për njeriun individ dhe kolektivitetet, nëse lejojnë të bëhen gabime të vogla e nuk merren masa ato rriten prej një gënjeshtre, një vjedhjeje të vogël që zmadhohet në diçka më të madhe që barazohet me krim, e dëmtuesi i vogël {miu} bëhet i madh në tërë shoqërinë. Me ose pa dashje e keqja shumohet, rritet e zmadhohet deri n’ato përmasa sa më shpëtim s’ka. Është gangrene e shoqërisë.
Buzzati trajton edhe tema individuale, njerëzore, por të mbështjellë me metaforën dhe ironinë e mosbesimit të njeriut te “Kolumbra” dhe te prishjes së qetësisë shpirtërore – jo vetëm të vetes po edhe të familjes. Ky është një rrëfim të ikjes prej fatit , mirësisë, begatisë e mirëqenies. Stefano Rodi në ditëlindjen e dymbëdhjetë shprehu dëshirë të bëhet marinar e kapiten anijeje, por atë ditë ai pa një peshkaqen të madh të zi që e ndiqte anijen. Kuptoi prej babait se peshkaqeni quhet Kolumbra, se nëse ia vë syrin dikujt e ndjek tërë jetën derisa ta përpin. Ashtu ishte besimi I tërë marinarëve, prandaj Stefano e la detin e më pas kur i mbushi njëzet e dy vjet. Bleu një anije dhe nisi të tregtojë. Kolumbra e ndiqte e ky ruhej, derisa kur u plak vendosi të përballet me të. Kur me forcën e fundit deshi t’ia ngulë fuzhnjën në kokë, Kolumbra i foli: “Ç’rrugë të gjatë kam bërë, duke të ndjekë, u lodha më, ti ikje e ikje asgjë nuk kuptove”.” E çfarë të kuptoja”, pyeti Stefano. “Unë nuk të ndiqja të të gllabëroj, por mbreti I detit më kishte ngarkuar të ta jepja këtë dhuratë”. Dhe, peshkaqeni hapi gojën, e nxori gjuhën duke ia dhënë një sferë të vogël fosforeshentë. Stefano e morri në dorë. Ishte perla e detit që jep fat, fuqi dashuri dhe paqe shpirtërore, por tashmë ishte tepër vonë…
Kështu Buzzati parakalon nëpër fatet njerëzore, atë që njeriu nuk e kupton ose fiksohet. “Vajza që bie” tërë jetën e kalon duke ëndërruar e duke mos e parë realitetin. E mposht plakja dhe mbetet e vetmuar , vdes, duke mos arritur ta shijojë jetën. Përafërsisht është një gjendje amorfe te ”Ashensori”, ku fati përzihet, dy të rinjtë nuk e shohin atë që kanë, por atë që duan.
Në “Kapota” është historia e trisht e një ushtari që nuk kishte ardhur e asnjë lajm s’kishte çuar plot dy vjet. E, një ditë kur do të paraqitet në derë e gazmendi i nënës ishte i pakufi, aq sa të mos shohë e të kuptojë se ai nuk qe djali, por hija e tij i mbështjellur me të gjitha tmerret e luftës, i fshehur brenda kapotës që deshi ta fshite, por doli duke shqiptuar lamtumirën e dhimbshme që ia la nënës e vëllait që nuk kuptonin asgjë. Jashtë e priste me padurim vdekja.
Te “Obuti” janë varrimet dhe dy opsionet që i parashtron autori: -dashuritë më të mëdha dhe të sinqerta rezistojnë gjashtë-shtatë dhe atëherë kot t’i marrim seriozisht; dhe kundrejt vdekjes gjithçka është hipokrizi, qoftë edhe në mirëbesim. Faktikisht ai e parashtron çështjen e humbjes së njeriut të dashur; ai harrohet, ndërsa jeta vazhdon.
Në “Ballkonin e burgut” është një dënim i përjetshëm për kriminelët, por me një shans të flasin para turmës qindëshe dhe, nëse duartrokasin, i burgosuri lirohej. Kjo nuk kishte ndodhë asnjëherë, derisa njëri u hyri në mendjen e turmës, në shpirtin e zi, dhe në vend të kërkonte falje për krimin, ky përveç që e pranoi, filloi t’i lusë ta shajnë duke thënë se ishte i keq: nuk e donte familjen se aty në burg ishte I lumtur dhe i luste ta fërshëllenin. Ky I burgosur arriti që turmës duhmën e urrejtjes t’ia ngjallë. Prandaj, nga dashakeqësia nisin të duartrokasin, një, dhjetë, njëqind here … dhe pas vetes dëgjoi: mbathja, je i lirë.
Kështu, duke i radhitë tregimet një pas një, shohim hipokrizinë e shoqërisë, egoizmin e individit, alegorinë dhe mitin e dashurisë së rrejshme për interes dhe pasuri. Te “Skllav”, plaku, duke parë se Klara e re, gruaja që e donte më shumë se jetën, po e helmon, i pranon kapriçiot e saj, shtirjen gjoja e zemëruar. Ai sërish i kërkon falje, sepse pa atë s’mund të jetonte. Tregimi mbaron me fjalët e tij: Edhe vdekja është e ëmbël përderisa vjen nga dora e Klarës.
Kështu, duke e shfletuar këtë vepër, isha duke i përpirë faqet një nga një duke parë në tregimin “Gruaja me flatra” se i tërë banaliteti i rremë i moralit, të mbështjellë me ironi e satirë, marrëzitë dhe mëkatet ishin të të imponuara, sepse duke e izoluar Luçinën, mëkati ishte në dukje. Këtu nuk ka aspak qeshje, është aq therëse dhe e dhimbshme. Buzzatin e shohim përtej mbulesës së mospërfilljes e stereotipave, kur e padit njeriun për marrëzitë, mëkatet, harresën dhe dashakeqësinë … /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDavid Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd
Pasojat e vërteta të identiteteve që formohen mënyrë traumatike njihen thellë vetëm në fund të jetës
Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare
Letrat nga kampet e Shqipërisë, nënës në Itali: Mos u merakos nëse ndonjëherë të shkruaj zi
Këto pesë vepra të çuditshme surrealiste nuk janë ashtu siç duken!
Kush ishte Zonja e Parë e Prishtinës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit