LAJMI I FUNDIT:

Duke kënduar rap, 9-vjeçari nga Britania u bën thirrje bashkëkombësve të qëndrojnë në shtëpi

Duke kënduar rap, 9-vjeçari nga Britania u bën thirrje bashkëkombësve të qëndrojnë në shtëpi

Në kohën kur e tërë bota po bën thirrje që të qëndrohet nëpër shtëpi për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, një djalë i vogël nga Britania e Madhe ka gjetur një metodë interesante që një mesazh të tillë t’ua përcjell bashkëkombësve të tij.

Bëhet fjalë për 9-vjeçarin Bradley James nga Sheffield, i cili është veshur sikur kryeministri britanik Boris Johnson, madje duke imituar edhe frizurën e tij ka dalë para kamerës duke performuar një këngë të zhanrit rap, transmeton Telegrafi.

Me tekstin e tij sensibilizues u bën thirrje qytetarë të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre për të mirën e tyre dhe të tjerëve, në kohën kur Britania e Madhe po ballafaqohet me numrin e madh të prekurve dhe vdekurve nga COVID-19.


Vogëlushi nga Sheffieldi madje sillej sikur është para një konference për media, duke imituar foltoren e kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili së fundmi është shtrirë në repartin e kujdesit intensiv pasi i janë rënduar simptomat e coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kërkimi i faljes së djalit pasi goditi aksidentalisht një top në një kamionçinë e ka mahnitur internetin

Kërkimi i faljes së djalit pasi goditi aksidentalisht një top në një kamionçinë e ka mahnitur internetin

Fun
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Fun
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
Kalo në kategori