Dukagjini po luan ndaj FC Europa nga Gjibraltari në kuadër të raundit të parë eliminator të Ligës së Konferencës, ku rezultati pas pjesës së parë është 1-1.

Klinasit e nisën më mirë ndeshjen dhe lehtë kanë mundur të kalojnë në epërsi në start, por Eljesa Zylfiu nuk ishte i saktë.


Por Dukagjini mori epërsinë në minutën e 30-të.

Goli i epërsisë për skuadrën klinase erdhi nga Bujar Shabani, i cili gjuajti nga një distancë prej 20 metrash.

Në minutën e 40-të Dukagjini ka kërkuar penallti pas një prekje të topin me dorë në zonë, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, mysafirët shënuan me Jesus Pozo, i cili ishte më i gjati në zonë për të shënuar me kokë për 1-1.

https://twitter.com/FootColic/status/1679549506361106444

Dukagjini në pjesën e dytë duhet ta kthejë epërsinë që të ketë më lehtë ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

telegrafi sport app