Shtëpia botuese “Dukagjini” është gati për Panairin e 23-të të Librit në Prishtinë. Fiks 19 botime të reja përbëjnë ofertën e kësaj shtëpie botuese për lexuesit në kryeqytet. Prej tyre, 11 janë libra që dalin ekskluzivisht në ekspozitën e madhe të librit në Kosovë.
Lajmi i mirë për të gjithë studiuesit e shkencave sociale e humane është se shtëpia botuese “Dukagjini” ka vendosur që ta riaktivizojë kolanën “Fryma”, me të cilën tashmë ka krijuar një traditë të çmuar të botimeve nga këto fusha. Libri më i ri i teoricienit të shquar, Jürgen Habermas, “Transformimi i ri i sferës publike dhe politika deliberative”, është ai i cili rihap këtë kolanë, e i cili vjen ekskluzivisht në panairin “Prishtina 2023”. Ndërkohë, me kolanën “Fryma” do të vazhdojnë të botohen vepra të rëndësishme të dijeve humane e shkencore nga autorë vendorë, ndërsa do të përzgjidhen për t’u përkthyer në shqip librat të cilët duhet t’i lexojë patjetër secili që i rreket rrugës së dijes.
Me “ANIMA”-n, një kolanë përmbledhëse e veprave kulminante të letërsisë klasike botërore, “Dukagjini” sjell veprat “Burri që ishte e Enjte”, nga G. K. Chesterton dhe “Abacia e makthit”, Thomas Love Peacock. Këto i shtohen 8 veprave të botuara deri tani të kësaj kolane që sjell në shqip majat e letërsisë.
Ndërmjet dy panaireve të Prishtinës, “Dukagjini” sjell edhe tri vepra të përkthyera të nobelistit të shquar gjermano-zviceran, Hermann Hesse-s: “Demiani”, “Nën rrotë” dhe “Rosshalde”, që u shtohen librave “Ujku i stepës” dhe “Peter Camenzind” në serinë e librave të Hesse-s, të cilët do t’i botojë “Dukagjini”. Në Panair do të dalë edhe një tjetër vepër e veçantë e Hesse-s, një përmbledhje me “Poezi të zgjedhura”.
Ekskluzivisht në Panair, botimet “Dukagjini” sjellin edhe veprat e njohura botërore të klasikëve, si “Princi i vogël” nga Antoine de Saint Exupery, “Princi” nga Niccolo Machiavelli dhe “Ferma e kafshëve” nga George Orwell. Ndërmjet dy panaireve, është botuar edhe romani “Pranvera romane e zonjës Stoun”, nga Tennessee Williams.
Po ashtu, shkrimtari i njohur shqiptar, Gëzim Aliu, sjell me “Dukagjinin” romanin e tij më të ri “Sëmundje dhe Perëndi”.
Ndërkohë, edhe pesë tituj të tjerë nga imprinti “Lekë” do t’i shtohen menysë së lexuesve të pasionuar të librave psikologjikë e atyre “self-help”. “Mos besoni gjithçka që mendoni” nga Joseph Nguyen, “Mentalitetet për prindërit” nga Margaret Lee dhe Mary Cay Ricci, “Pse ne meditojmë” nga Daniel Goleman dhe Tsoknyi Rinpoche, “Ushtrimi i bisedimit me veten” nga Rachel Goldsmith Turow, si dhe “CEO Excellence: gjashtë mendësitë që dallojnë udhëheqësit më të mirë nga të tjerët” nga autorët Carolyn Dewar, Scott Keller dhe Vikram Malhotra janë librat që prezantohen ekskluzivisht në Panairin “Prishtina 2023”.
Risinë prej 19 librave ndërmjet dy panaireve e përthekojnë edhe tri lektyrat për klasën e tretë: “Shigjeta e kaltër” nga Gianni Rodari, “Kallëzimet e gjyshe Pastërtores” nga Bedri Dedja dhe “Si u bënë kafshët siç janë sot?” nga Rudyard Kipling.
Këta libra i shtohen ofertës së larmishme të stendës së “Dukagjini”-t në panairin “Prishtina 2023”, që përbëhet nga qindra tituj librash, për secilin tip lexuesi.
Edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë mbahet në Pallatin e Rinisë, nga 6 deri më 11 qershor. Moto e sivjetme e Panairit është “Libri triumfon”. Panairi i librit organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës dhe këtë vit pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130x635-380x233.png)
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-380x233.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Elegancë dhe dashuri – Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/429905535_813531057438187_3517285674940288901_n-380x233.jpg)
Elegancë dhe dashuri – Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-780x439.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![160 milionë euro investim: Ulqini po fiton një nga komplekset hotel-rezidenciale më të bukura buzë plazhit në Evropë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/PORTA-RAI-01-780x439.jpg)
160 milionë euro investim: Ulqini po fiton një nga komplekset hotel-rezidenciale më të bukura buzë plazhit në Evropë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130x635-780x439.png)
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
Australia, vendi me cigaret më të shtrenjta në botë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi