Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për median italiane TvPlay, ku ka folur për kualifikimin e ekipit Kombëtar në finalet e Euro 2024, skuadrën kuqezi, teksa është ndalur edhe te dy nga futbollistët e Kombëtares, Nedim Bajram dhe Armando Broja.

Ndër të tjera, Presidenti Duka ka komentuar edhe përballjen e veçantë me Italinë dhe shpreson që Shqipëria dhe axurrët do të kalojnë së bashku në fazën e 1/16-ve.

EURO 2024” – Për ne është krenari të jemi në EURO 2024 për këtë event madhor. Do të përballemi me tre ekipe shumë të forta si Italia, Kroacia dhe Spanja. Edhe ne jemi një skuadër e mirë, sepse kemi bërë një rrugëtim të bukur përgjatë kualifikueseve.


Nga pikat e forta dhe të dobëta të Italisë dhe Shqipërisë, te ekipi që do të bëjë tifo dhe fjalët për Sylvinhon – Edy Reja i thotë të gjitha
Lexo po ashtu Nga pikat e forta dhe të dobëta të Italisë dhe Shqipërisë, te ekipi që do të bëjë tifo dhe fjalët për Sylvinhon – Edy Reja i thotë të gjitha

Objektivi ynë? – Do jemi të lumtur nëse do të kualifikohemi në fazën e 1/16-ve. Në 2015 jemi përballur me Italinë në një miqësore në Genoa dhe tifozët tanë kanë kënduar himnin shqiptar dhe atë italian. Kemi shumë respekt për Italinë. Shpresojmë që të kalojmë si ne edhe Italia në fazën e 1/16-ve.

Forca jonë është kolektivi –  Cili është “ylli i ekipit”? – Në fakt forca jonë është kolektivi, sepse e gjithë skuadra është e bashkuar, të gjithë bashkë për qëllimet tona.

Bajrami? – Sigurisht që është një lojtar i mirë, me cilësi të shkëlqyera teknike. Por ne i llogarisim të gjithë, sepse futbolli është një sport kolektiv.

Carragher flet për Grupin B ku ndodhet Shqipëria, parashikon një befasi të madhe
Lexo po ashtu Carragher flet për Grupin B ku ndodhet Shqipëria, parashikon një befasi të madhe

A po e sponsorizoj Brojën te Milan? – Nëse ai bëhet pjesë e Serisë A do të isha i lumtur, por në këto momente, askush nuk po mendon për merkaton.

Një parashikim për ndeshjen Itali – Shqipëri?-  Fitojmë ne me rezultatin 1-0. Për mua do të ishte bukur nëse Italia do të kualifikohej me ne të paktën deri në fazën e 1/16-ve.

E ardhmja e Silvinjos? – Me siguri, pas Evropianit do të jetë sërish me ne. /Telegrafi/