LAJMI I FUNDIT:

Duka: De Biasit i pëlqeu se si luajtëm ndaj Turqisë, Panucci nuk kënaqet me pak

Duka: De Biasit i pëlqeu se si luajtëm ndaj Turqisë, Panucci nuk kënaqet me pak

Në ditën që Alaves shkarkoi Gianni De Biasin nga detyra e trajnerit pas vetëm shtatë ndeshjeve në krye të skuadrës, Armand Duka foli në Top Story në lidhje me ish-trajnerin e kuqezinjve.

Duka thotë se vazhdon të komunikojë akoma me të.

Analizë: Kosovës i duhet “Ganiu”, shkarkimi i De Biasit bingo për FFK-në
Lexo po ashtu Analizë: Kosovës i duhet “Ganiu”, shkarkimi i De Biasit bingo për FFK-në

“Vazhdojmë të kemi komunikim të vazhdueshëm dhe para se të firmoste me Alaves, kam marrë një mendim nga ai. Gjatë ndeshjes me Turqinë kemi folur vazhdimisht në Whats App. I pëlqeu shumë ndeshja në Turqi, i pëlqeu loja dhe rezultati. De Biasi ka lënë gjurmë dhe do të mbetet në histori gjithmonë”, deklaroi ai në intervistë me Sokol Ballën.


Duka thotë se Shqipëria u penalizua në dy takimet me Italianë nga pesha e fanellës, ndërsa gabimi i madh ishte humbja ndaj Izraelit në Elbasan Arena.

“Me italianë vuajtëm peshën e fanellës, mos ta kishim vuajtur, do të kishim ndryshe pikë. Gabimi ishte tek ndeshja me Izraelin”, u shpreh ai.

Por, a është Panucci trajneri i duhur për të arritur objektivat e FSHF-së?

“Ekipi kombëtar është një institucion solid, që pavarësisht ndryshimit të emrave në stol, është një ekip që mund të shkojmë më larg. Nuk shkojmë kundër ndonjë kundërshtari si inferiorë. Panuccin e zgjodhëm pasi menduam se ekipit i duhej një dorë e hekurt, një njeri energjik dhe që nuk kënaqet me pak”, deklaroi Duka. /TCh/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori