LAJMI I FUNDIT:

Duhani shton rrezikun për aritmi

Duhani shton rrezikun për aritmi

Shkencëtarët holandezë pranë Qendrës mjekësore “Erazmus” në Roterdam paralajmërojnë se duhanpirësit dhe personat të cilët më herët e kanë pirë duhanin, janë më të rrezikuar për paraqitjen e çrregullimit të ritmit të zemrës, të njohur si fibrilacion atrial (AF).

Bëhet fjalë për tipin më të shpeshtë të aritmisë, që vetëm në SHBA atakon afër dy milionë njerëz. ‘Reuters’ njofton se gjatë episodit të AF, aktiviteti anormal elektrik i zemrës bën që zemra të punojë në mënyrë të pakoordinuar dhe me ritëm të shpejtë, transmeton Telegrafi.

Aritmia nuk është e rrezikshme për jetë, mirëpo me kalimin e kohës mund të sjellë deri te paraqitja e insuficiencës së zemrës, si edh probleme tjera shëndetësore, pohojnë shkencëtarët holandezë.


Tashmë dihet se duhani dëmton shëndetin e zemrës, mirëpo nuk është ditur ndikimi i tij direkt në fibrilacion atrial. Autorët e këtij hulumtimi pohojnë se edhe ish-duhanpirësit janë të rrezikuar nga paraqitja e aritmisë.

Ky studim bazohet në të dhënat e 5.700 personave të cilët kanë qenë dhe personave që janë duhanpirës, të moshave mbi 55 vjeç.

Këta persona janë për 50% më të rrezikuar që në moshë të shtyrë të vuajnë nga problemet me aritmi se dhe nga problemet tjera të zemrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori