Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është duke shijuar disa ditë pushimi në Greqi.

Artistja me prejardhje nga Kosova është e shoqëruar nga partneri i saj, regjisori Romain Gavras.


E njëjta së fundmi ka ndarë ndjekësit në InstaStory disa libra, të cilët i ka lexuar këtë muaj.

358763842 241765065310384 8381456642353709445 n Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Levitating” mes tyre zbulon se ka lexuar librat e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

“Disa nga librat që kam lexuar këtë muaj”, ka shkruar ajo.

359540821 1977748072577050 5286192678910275293 n Foto: Screenshot/Instagram

Ajo bën me dije se ka lexuar librat: “Elegji për Kosovën” dhe “Një vajzë për mërgim” si dhe një të Ernest Hemingway të quajtur “Men Without Women”.

Dua tani po shijon një romancë të re me Romain, i cili më parë ka qenë në lidhje me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora.

359554059 1680321589135366 5204257465000219706 n Foto: Screenshot/Instagram

Këta dy libra dhe gjithë të tjerët të Ismail Kadares mund t’i gjeni në Librarinë Dukagjini.