LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa tregon aftësitë e saj elastike, teksa bën joga në kopshtin e saj

Dua Lipa tregon aftësitë e saj elastike, teksa bën joga në kopshtin e saj

Ajo ka pasur një orar të ngjeshur që nga triumfi i saj në Brit Awards muajin e kaluar.

Dhe Dua Lipa bëri një pushim nga puna për t’u çlodhur të hënën ndërsa tregoi fleksibilitetin e saj gjatë një seance joga në mëngjes në kopshtin e saj, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “New Rules”, 25 vjeçe, vuri në pah barkun e saj të tonifikuar, ndërsa ishte veshur sportive për seancën e saj të jogës.


Ajo kombinoi pjesën e sipërme me geta të zeza sportive të markës “Puma” dhe i lidhi flokët e saj në një bisht praktik të vogël.

Dua ishte duke përsosur një sërë lëvizjesh gjatë seancës, duke përfshirë pozicionin e gaforres që tregonte forcën e saj të sipërme të trupit.

Ajo më pas shtriu këmbën e djathtë dhe mbajti pozën gjatë videos që e ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

Kjo paraqitje e saj, vjen pasi javën e kaluar këngëtarja publikoi klipin e këngës “Love Again”.

Në videon muzikore, Dua dukej tejet tërheqëse në stilin e një kalorseje, ndërsa interpretonte këngën hit të albumit të saj “Future Nostalgia”.

Është raportuar muajin e kaluar se klipi i fundit i Duas u xhirua në Hotelin “Grosvenor House” të Londrës.

Një burim i tha The Sun: “Dua është ende duke shijuar suksesin e albumit të saj të fundit ‘Future Nostalgia’ dhe ishte e entuziazmuar që fitoi një çmim Brits, por ajo nuk dëshiron të ngrejë këmbët dhe t’i marrë të gjitha ato si të mirëqena”.

“Ka tashmë muzikë të re në proces dhe videoja muzikore për këtë duket e pabesueshme. Ishte një prodhim masiv me shumë ekuipazh, marifete dhe inskenime – përfshirë një kalë”, tha burimi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Magazina
Kalo në kategori