Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” zuri vend mbrëmë (e diel) me pjesëmarrjen e yjeve më të mëdha nga arti dhe muzika ndërkombëtare.

Në mesin e personazheve me renome që shkëlqeu dhe mori vëmendje ishte artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.


26-vjeçarja u paraqit me një fustan unik nga ‘Versace’, i cili kishte një histori të bujshme prapa vetës.

dualipa 277797063 478139360658977 1186706777305260990 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Fustani elegant me ngjyrë të zezë dhe me rripa vjen nga koleksioni i vjeshtës 1992 i shtëpisë së modës – i titulluar “Miss S&M”, një version të cilit edhe Donatella Versace e veshi në Met Gala të vitit 1992.

Pas saj fustan të ngjashëm veshën edhe shumë emra të tjerë përfshirë Cindy Craëford, Beyonce, Kim Kardashian, Naomi Campbell dhe së fundmi Dua.

dualipa 277811023 502692934688361 5585023877897918115 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Disa imazhe të reja nga nata më e madhe e muzikës botërore ylli i “Levitating” ka ndarë me fansat në Instagram edhe së fundmi.

Këngëtarja solli foto nga prapaskenat ku u shfaq edhe në disa veshje të tjera përveç asaj kryesor me të cilën parakaloj në tapetin e kuq të ‘Grammy’.

dualipa 277808848 167033792336368 3150744076276198752 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Artisja dukej tërë shkëlqim dhe mahnit edhe me ndryshimin në pamje duke u kthyer në bionde me flokë të gjata.

Ceremonia e 64-të vjetore e Çmimeve Grammy u mbajt në MGM Grand Garden Arena, në Las Vegas. /Telegrafi/