Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka arritur në Kosovë. 

Ajo sapo ka mbërritur në aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë, derisa po shoqërohet nga i dashuri i saj i ri, Anwar Hadid.


Telegrafi më poshtë ua sjell një fotografi të artistes 23-vjeçares, pasi është gjendur pranë Duas në momentin e zbarkimit.

68453605 2651345304900140 1972107304237006848 n e1564687853862

Përveç Duas, pak orë më parë ka arritur edhe Miley Cyrus, e cila ishte bashkë me stafin e saj, gjersa pritet të performojë nesër në natën e parë të festivalit "Sunny Hill".

Përndryshe, këngëtarja Lipa për dallim nga viti i kaluar, këtë herë do jetë vetëm si spektatore VIP, në festivalin e organizuar nga i ati i saj, Dukagjini. /Telegrafi/