LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa me dukje të veçantë në klipin e këngës “Love Again”

Dua Lipa me dukje të veçantë në klipin e këngës “Love Again”
Dua Lipa (Foto: YouTube)

Këngëtarja shqiptarja me famë internacionale, Dua Lipa, ka publikuar klipin e këngës “Love Again”.

Siç tanimë shquhet për stilin e veçantë, artistja edhe në këtë videoklip vjen me një paraqitje të mrekullueshme.

Kënga është pjesë e albumit të saj të dytë të quajtur “Future Nostalgia”, i cili u lansua në prill të vitit 2020.


Dua Lipa (Foto: YouTube)

Në një nga skenat, 25 vjeçarja vjen në një set kostumi kauboj hipur në një dem, ndërsa në paraqitjen tjetër shfaqet si ‘palaço’.

“Love Again” në versionin audio u publikua më 9 prill të vitit 2020, gjersa deri më tani ka mbledhur mbi 30 milionë klikime në platformën YouTube.

Dua Lipa me një imazh si palaço paralajmëron klipin e këngës “Love Again”
Lexo po ashtu Dua Lipa me një imazh si palaço paralajmëron klipin e këngës “Love Again”

Kjo ndërkohë është cilësuar si një nga projektet më të mira e më të suksesshme të yllit shqiptar.

Dua po vazhdon të korrë suksese të mëdha dhe vetëm pak ditë më parë fitoi çmimin “Artistja femër e vitit” në “iHeartRadio Music Awards 2021”.

Ajo po ashtu do të jetë pjesëmarrëse edhe në një sërë festivalesh që do të organizohen në vazhdim përfshirë edhe “Primavera Sound”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori