Dua Lipa dhe producenti Danny L Harle sjellin këngën e re “Two Hearts”

Dua Lipa ka bashkëpunuar sërish me producentin Danny L Harle në këngën e re “Two Hearts”, e cila është pjesë e albumit të tij “Cerulean”.
Kjo është një nga projektet e para të reja ku këngëtarja shfaqet pas publikimit të albumit të saj “Radical Optimism” në vitin 2024.
Dua e ka prezantuar këngën përmes Instagramit, duke shkruar: “Miku im i dashur Danny L Harle sapo publikoi albumin e tij Cerulean sot... dhe diku brenda atij universi të tërhequr nga batica është një këngë që krijuam së bashku ditën e parë që u ulëm për ta shkruar së bashku me mikun tonë të dashur Andrew Wyatt”.

Ajo shtoi: “Shpërthejeni albumin nga fillimi në fund. Lëreni të ju rrëmbejë dhe të ju copëtojë zemrën në mënyrën më të butë”.
“Two Hearts” është një këngë dance-pop me ritme energjike dhe melodi të ndjera, që për nga atmosfera kujton hitin “Electricity”, fitues i çmimit Grammy në vitin 2018, ku Dua bashkëpunoi me Silk City.
Gjatë karrierës së saj, Dua Lipa ka realizuar disa bashkëpunime të suksesshme, përfshirë “Cold Heart” me Elton John, “Prisoner” me Miley Cyrus dhe “One Kiss” me Calvin Harris, duke u renditur vazhdimisht në krye të listave muzikore botërore. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com






























































