Media të shumta botërore kanë raportuar sot për tërmetet që goditën shtetin shqiptar dhe për këtë nuk kanë munguar as reagimet e personalitetve të njohura.

Për ngjarjen tronditëse ka reaguar edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duke thënë se është e shkatërruar pas këtyre lajmeve.


"E shkatërruar nga këto lajme të tmerrshme, zemra dhe lutjet e mija janë me popullin shqiptar. Ua dërgoj gjithë dashurinë time në këto kohë të vështira", ka shkruar Dua përkrah një fotografie të flmaurit kombëtar.

dualipa 76897215 494438817830939 8624272399392425519 n Dua Lipa flet për tërmetet në Shqipëri (Foto: Instagram)

Nga ana tjetër, edhe reperi me origjinë shqiptare, G4shi, ka bërë një status në Twitter e të cilin më pas e ka ripostuar në Instagram, ku shkruan se po lutet për Shqipërinë.

"Lutjet e mija shkojnë për popullin tim në Shqipëri. Ende i shokuar nga ky lajm i tmerrshëm", ka shkruar mes të tjerash reperi.

gashi 75419821 950022708703842 5343483007109733766 n 2 G4shi lutet për Shqipërinë (Foto: Instagram)

Aktualisht në Shqipëri, forcat emergjente janë duke u përpjekur për të nxjerrë njerëz nga rrënojat dhe deri tani raportohet për nëntë viktima dhe rreth 600 të plagosur. /Telegrafi/