LAJMI I FUNDIT:

Dronin me të cilin ekzekutonte terroristë në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara po e shfrytëzojnë për të regjistruar protestuesit në Minneapolis

Dronin me të cilin ekzekutonte terroristë në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara po e shfrytëzojnë për të regjistruar protestuesit në Minneapolis

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara, janë kritikuar për fluturimin e një droni – i cili zakonisht përdoret për të gjurmuar dhe vrarë terroristët në Lindjen e Mesme- mbi Minneapolis, ndërsa qyteti hyri në ditën e katërt të protestave të dhunshme, kundër vrasjes së George Floyd.

Mbrojtësit e së drejtës civile, dënuan agjencinë për fluturimin e dronit mbi qytetin që shtrihet jashtë zonës kufitare, ku CBP ka juridiksion, transmeton Telegrafi.

Derisa agjencinë e konsideruan si mashtruese, kërkuan nga qeveria që ta ndalojë patrullimin me këtë dron, sepse është kundër të drejtave qytetare për protestë.


Goditja e dhunshme e policit ndaj adoleshentes që po protestonte kundër vrasjes së George Floyd
Lexo po ashtu Goditja e dhunshme e policit ndaj adoleshentes që po protestonte kundër vrasjes së George Floyd

Predator B me shenjën CBP-104 u pa dje në mëngjes duke qarkulluar mbi Minneapolis në një lartësi mbi 6,000 metra, teksa bëri disa fluturime rreth qytetit.

Agjencia konfirmoi fluturimin dhe tha se droni ishte duke u përdorur për të siguruar video Live, me kërkesë të zbatimit të ligjit federal në Minneapolis.

Në një deklaratë për shtyp, është argumentuar se droni kryen misionin në mbarë vendin, jo vetëm në kufi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Arrestohet ministrja boshnjake

Arrestohet ministrja boshnjake

Bosnja
Vjen reagimi i Izraelit pasi Macron paralajmëroi se Franca mund të njohë një shtet palestinez

Vjen reagimi i Izraelit pasi Macron paralajmëroi se Franca mund të njohë një shtet palestinez

Botë
Trump akuzohet për ‘manipulim të tregut’ me ndryshim tarifash - çfarë ndodhi në të vërtetë?

Trump akuzohet për ‘manipulim të tregut’ me ndryshim tarifash - çfarë ndodhi në të vërtetë?

Amerika
Edhe pse ishin dorëzuar, rusët ekzekutuan në mënyrën më mizore katër ushtarët e paarmatosur ukrainas – publikohen edhe pamjet

Edhe pse ishin dorëzuar, rusët ekzekutuan në mënyrën më mizore katër ushtarët e paarmatosur ukrainas – publikohen edhe pamjet

Evropa
Trump nënshkruan urdhrin për rritjen e presionit të ujit në kokat e dushit: Më duhet të qëndroj në dush për 15 minuta për të lagur flokët

Trump nënshkruan urdhrin për rritjen e presionit të ujit në kokat e dushit: Më duhet të qëndroj në dush për 15 minuta për të lagur flokët

Amerika
BE pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA-së

BE pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA-së

Evropa
Kalo në kategori