Driton Kuka për IJF: Ndalova xhudon kur isha 19 vjeçar për shkak të rrethanave politike, pas luftës fillova punën me fëmijë, tani shpresoj që qeveria të na ndërtojë një Qendër Kombëtare

Trajneri i njohur i xhudos në Kosovë, Driton Kuka, ka folur gjerë dhe gjatë në një intervistë për Federatën Botërore të Xhudos (IJF).
47-vjeçari ka folur për punën e tij të madhe që nga paslufta, por edhe për planet dhe dëshirat e tij të së ardhmes.
“Ne filluam të garojmë në IJF në 2009 nga dëshira e madhe e presidentit, Marius Vizer, i cili ishte një përkrahës i madh për ne”.

“Unë ndalova xhudon në vitin 1991 dhe isha vetëm 19 vjeçar, në atë kohë isha një nga më të mirët në ekipin përfaqësues, por për shkak të politikave në atë kohë, ne ndaluam pjesëmarrjen nën ekipin e ish-Jugosllavisë”.
“Pas luftës në Kosovë në vitin 1999 fillova të mbledh fëmijë nga rrugët që jetonin rreth ‘dojo’ (vendi ku ushtrojnë xhudistët), e cila është në pronën e familjes tonë, e ndërtuar nga dashuria për xhudon”.

“Qëllimi im fillestar ishte t’i mbaja ata të angazhuar në sport pasi ju e dini, fëmijët kanë dëshirë të udhëtojnë. Në fillim i dërgova në disa gara përreth dhe ata ishin të lumtur me udhëtimet dhe që arritën të njohin fëmijët nga vendet tjera”.
“Pas tre apo katër vitesh isha i bindur që ata do të qëndrojnë në xhudo, sepse xhudo është sport i atillë. Pastaj ata filluan të fitojnë disa medalje, por gjëja kryesore ishte t’i mbajmë të angazhuar dhe ja ku jemi”.

“Majlinda ishte person i jashtëzakonshëm, gjatë gjithë kohës ishte e fokusuar. Në jetën reale është e qetë, kureshtare dhe pasi shkuam në gara e kuptova që ajo është luftëtare e vërtetë. Puna me atë është diçka e mirë, një personazhe si Majlinda mendoj se nuk është lehtë të gjendet”.
“Nora Gjakova ka filluar stërvitjet në të njëjtën kohë me Majlindën dhe tani ajo është një nga atletet më të mira deri në 57 kilogramë”.
“Distria Krasniqi 48 kilogramë, në dy garat e fundit ishte në formë shumë të mirë dhe mendoj se ajo mund të jetë një nga kandidatet për medalje olimpike”.

“Akil Gjakova e filloi vitin 2018 mjaft mirë, fitoi të artën në Grand Slamin në Paris, që është një nga garat më të mira”.
“Le të themi tani që kam katër atletët më të mirë që janë në një nivel mjaft të lartë. Ata janë mjaft të motivuar për të bërë krenarë vetën, familjen, trajnerin, komunitetin e xhudos në Kosovë dhe po ashtu gjithë vendin”.
“Shpresoj që tani qeveria të fillojë të ndërtojë Qendrën Kombëtare të xhudos, do doja të mbledhja fëmijë edhe nga qytetet tjera dhe të bëjmë një bazë më të mirë, ku do të kishim 20 apo 30 atletë të mirë. Në atë rast mendoj se Kosova do të ishte e fortë në hartën e vendeve elitë të xhudos”, ka thënë Kuka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon – Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës