LAJMI I FUNDIT:

Dritan Abazoviq konfirmon, shefi i Shërbimit Sekret të Malit të Zi zbulon të dhëna të fshehta

Dritan Abazoviq konfirmon, shefi i Shërbimit Sekret të Malit të Zi zbulon të dhëna të fshehta

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), Dejan Vukshiq, ka bërë një lëshim duke zbuluar të dhëna të fshehta – duke paralajmëruar se do të diskutoj me të lidhur me këtë çështje, duke mos precizuar për çfarë të dhënash të fshehta bëhet fjalë.

Për këtë, Abazoviq ka marrë konfirmimin e koordinatorit për Siguri, bëhet fjalë për deputetin e partisë Socialdemokrate, Rashko Konjeviq, i cili ka thënë se Dejan Vukshiq ka zbuluar të dhëna të fshehta të një agjencie të informimit të shteti që është anëtare e NATO-s, transmeton Telegrafi.

“Është skandaloze që drejtori i ANB-së ka shkuar një hap tutje, duke shkelur në mënyrë flagrante Ligjin për të dhënat e fshehta. Zbuloi identitetin e përfaqësuesve të një agjencie të informacionit, që është një skandal, që nuk ka ndodhur më parë në agjencitë e sigurisë. Bëhet fjalë për një lëshim, që është shkelje e qartë, për të cilin zotëri Vukshiq duhet të jap llogari”, ka thënë Konjeviq.


Ai ka ftuar të parin e Qeverisë, Zdravko Krivokapic që publikisht të sqarohet për këtë skandal.

“Pasi që ai (Krivokapiq) është personi më përgjegjës për ruajtjen e kursit që vetë e ka proklamuar, duke ia rikujtuar deklaratën e shtatorit që Mali i Zi do të vazhdojë rrugëtimin euro-atlantik duke përmbushur të gjitha obligimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO”, ka shtuar Konjeviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Azia
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori