LAJMI I FUNDIT:

Drita siguron qëndrimin në Superligë në minutat shtesë, hera e tretë radhazi që shpëton rënien nga barazhi

Drita siguron qëndrimin në Superligë në minutat shtesë, hera e tretë radhazi që shpëton rënien nga barazhi

Drita e Gjilanit ka fituar ndeshjen ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat 2-1, duke siguruar kështu qëndrimin për të tretin vit radhazi nga barazhi.

Minutat e parë të ndeshjes ishin të barabarta për të dy skuadrat që i ruheshin njëra-tjetrës dhe nuk donin të rrezikonin.

Rasti i parë serioz erdhi në minutën e 21 dhe i takoi Dritës, por goditja e Semir Zenelit u prit nga portieri Haxhijaj.


Drita rrezikoi edhe në minutën e 28 me anë të Leotrim Kryeziut, por portieri i Dukagjinit sërish ishte në vend.

Kur rastet nuk konkretizohet pëson dënimi dhe kështu ndodhi me Dritën që pranuan gol në minutën e 35, pasi Emanuel Zallaj realizoi një supergol pas harkimit të Bacaliut dhe dërgoi skuadrën në pushim me epërsi 1-0.

Drama e barazhit i takon Vllaznisë së Pozheranit, "Tigrat" sigurojnë inkuadrimin në Superligë pas ekzekutimit të penalltive
Lexo po ashtu Drama e barazhit i takon Vllaznisë së Pozheranit, "Tigrat" sigurojnë inkuadrimin në Superligë pas ekzekutimit të penalltive

Në pjesën e dytë përsëri Drita ishte më kërkuese duke rrezikuar në minutën e 50 me Kryeziun, por goditja e tij me kokë u prit nga Haxhijaj.

Megjithatë, Drita e gjeti golin e barazimit në minutën e 64, ku pas një aksioni fantastik i nisur nga Denis Haliti që dërgon topin deri te Përparim Livoreka, i cili harkon për Semir Zenelin, ky i fundit shënoi me kokë për 1-1.

Në minutën e 75, Dukagjini mbeti me një futbollistë më pak pasi portieri Haxhijaj u ndëshkua me të kuq dhe këtë e epërsi numerike e shfrytëzoi Drita që gjeti golin e fitores në minutat shtesë me anë të Alban Shillovës dhe siguroi qëndrimin në Superligë.

Vlen të theksohet se në ndeshjen tjetër të barazhit në mes të Ferizajt dhe Vllaznisë së Pozheranit, ishin Vllaznia ata që siguruar inkuadrimin në Superligë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Ndërkombëtare
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori