Republika e Kosovës të martën shënoi një moment historik pasi mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Fillimisht seanca nisi me debat mes deputetëve të shteteve që janë pjesë e Këshillit të Evropës dhe zgjati diku rreth dy orë. Pas debatit në Asamblenë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan, ndërkaq tashmë ka mbetur edhe faza e fundit, pasi procesi i kalon ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare.
Serbia kishte dërguar amendamente për të kundërshtuar hapat e anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe përmes tyre, kërkohej që Kosova të mos pranohet në Këshillin e Evropës derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mos vendosë për statusin e Kosovës.
Serbia po ashtu kërkoi që në vazhdim të procesit, Kosovës t’i vihet si kusht themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Por, të gjitha amendamentet, një nga një u hodhën poshtë.
Deputetët nga Franca thanë se do të ishte mirë që Kosova të bëjë hapat e parë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe para votimit final të ministrave në maj.
Ndërkaq, raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, gjatë seancës tha se Kosova është demokraci funksionale parlamentare me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejta themelore të njeriut.
Ajo ka përmendur tri çështje që i ka konsideruar më problematike për t’u zgjidhur, atë për Manastirin e Deçanit, shpronësimin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Gjatë angazhimit tim në këtë dosje të gjitha palët shtetërore më kanë paralajmëruar se nuk mund të pritet ndonjë progres në asnjë prej këtyre çështjeve të përmendura. Por, me një punë persistente progresi real është vërejtur. Asambleja Parlamentare kas arritur ta zgjidhë atë që është identifikuar një prej rasteve më të rëndësishme të shkeljeve të së drejtës, implementimi i vendimit të Kushtetueses që do t’i kthente pronën Manastirit”, ka thënë ajo.
Pas kësaj, përfaqësuesja e Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Biljana Pantiq, e ka quajtur hipokrite raportuesen për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.
“Znj. Bakoyannis dua t’ju uroj për atë që po e bëni sot sepse do të shënoheni në histori si dikush që në mënyrën më brutale ka shkelur të gjitha normat e të drejtës ndërkombëtare. Keni thënë qartë që e ashtuquajtura Kosovë duhet të plotësojë tre kushte për të pasur opinion pozitiv”.
“E para dhe kushti më fondamental ka qenë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Themelimi i Asociacionit është parakusht themelor i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Nëse ftoni të ashtuquajturën Kosovë në Këshillin e Evropës pa themelimin e Asociacionit, ai nuk do të themelohet kurrë. Keni qenë ju që keni thënë: Themelimi i Asociacionit konsiderohet kusht i domosdoshëm për mbrojtjen efektive të pakicave kombëtare dhe të drejtave të tyre. Ju keni demonstruar se nuk keni integritet dhe jeni hipokrite”, ka theksuar ajo.
Pas votimit, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) përmes një komunikate njoftoi se ka vendosur të monitorojë përmbushjen e një liste të gjerë të zotimeve dhe detyrimeve që nga anëtarësimi i saj.
Sipas procedurave të Këshillit të Evropës, Asambleja duhet së pari të japë opinionin e saj për çdo kërkesë për anëtarësim përpara se të merret një vendim përfundimtar nga Komiteti i Ministrave, organi ekzekutiv i organizatës i përbërë nga Ministrat e Jashtëm.
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e përkrahu anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg.
Prej 29 deputetëve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës, shtatë ishin nga Serbia, shtatë nga Spanja tre nga Hungaria, dy nga Bosnje Hercegovina, dy nga Qipro një nga Mali i Zi.
Po ashtu pati vota kundër edhe nga Franca, Italia dhe Gjermani.
Listën e plotë të deputetëve që votuan kundër mund ta shihni KËTU:
Serbia kishte propozuar disa ndryshime në tekstin për rekomandimin që Kosova të pranohet në këtë organizatë, por që ishte hedhur poshtë nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Evropës.
Me këtë asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratuan.
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE – tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm
Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duheshin një shumicë prej 2/3 të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.
Pas votimit të Asamblesë Parlamentare çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.
Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj të këtij viti.
Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.
Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut – me seli në Strasburg, Francë – bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime