LAJMI I FUNDIT:

Drenori, Lladrovcit e Xhemajlajt: Nëse s’punoni si duhet, ymrin kam me ua nxi!

Drenori, Lladrovcit e Xhemajlajt: Nëse s’punoni si duhet, ymrin kam me ua nxi!

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, u është drejtuar dy kandidatëve për kreun e këtij qyteti, duke iu përkujtuar se çfarë pune i pret.

“Ramiz o vlla, ose

Isë o vlla (cili do që fitoni me 18.12.2016).


Shumë punë ju pret burra.

Sot Drejtori i drejtorisë komunale të urbanizmit e pranoj me këtë dokument që megjithatë ka prona të uzurpuara komunale dhe të tillat (meqë në to ka familjar ose klientë të politikës) po keqpërdorën që sa vite.

Ramiz o vlla, Isë o vlla,

vetëm për tri banesa, pronë komunale ka vendim të kuvendit komunal për shfrytëzim të përhershëm.

Paramendoni sa dëm i është bërë buxhetit të komunës sonë me uzurpim të tyre nga njerëz të politikës (minimumi 100 mijë euro).

Burra, cili do qe fitoni, përvilni mëngët se shumë nxehtë është 2017-ta.

Nëse i ktheni këto prona nën menaxhim të Komunës, cili do që fitoni, me keni argat pa kompensim (nga pozita e asamblistit), nese jo, “ymrin ka me jav nxi” me to.

Shoqatat e dala të luftës i kanë tri banesa pa vendim, njëra nga to është ri shitë absolutisht jashtligjshem.

Po pres deri në mbledhjen tjetër të kuvendit komunal, e nëse nuk marr përgjigje në pyetjet e mija nga drejtori në fjalë, të gjitha faktet e këtij krimi të organizuar do përfundojnë në prokurori. (Besoj që u lehtësoj punë).

Ma bani hallal burra nesë ua prisha terezinë!

PS.: Foto e parë pasqyron mbledhjen e sotme të kuvendit komunal në sallën e re!” (sic.), ka shkruar Drenori në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori