LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Volkswagen prapa timonit të Golfit më ekstrem, sfidon kolegun e tij nga divizioni sportiv R

Drejtori i Volkswagen prapa timonit të Golfit më ekstrem, sfidon kolegun e tij nga divizioni sportiv R

Në krye të korporatave janë njerëz prej mishi e gjaku që ndonjëherë duhet të largohen nga prezantimet dhe tavolinat.

Dhe kur jeni në krye të një kompanie veturash, është më mirë të qëndroni pas timonit, transmeton Telegrafi.

Pikërisht këtë bëri njeriu i parë i Volkswagen, Thomas Schäfer, i cili vendosi të sfidojë një nga punonjësit e kompanisë.


Sigurisht, nuk është kushdo, por inxhinieri kryesor i divizionit sportiv R të Volkswagen, Jonas Thielebein.

Schäfer zgjodhi Golf në edicionin R, përkatësisht Black Edition, ndërsa Thielebein zgjodhi Golf R po aq të motorizuar në versionin karavan.

Në të dyja rastet, 2.0 TSI me 333 kuaj-fuqi kujdeset për lëvizjen dhe fuqia transmetohet në të gjitha rrotat përmes ndërruesit të shpejtësive DSG.

Golf-i i shefit është disi më i lehtë dhe është i pajisur edhe me paketën Performance, e cila mundëson shpejtësinë maksimale prej 270 km/h.

Ata konkurruan në garën e përshpejtimit, drifting, si dhe në garën e pistës. /Telegrafi/