Paris Saint-Germain po has në probleme të mëdha sa i përket sulmuesit brazilian, Neymar.

Por, duket se telashet për ekipin parisien nuk po ndalen pasi që në horizont po shfaqet edhe në telashe e re për kampionët e Francës.


Në fakt, drejtori sportiv i klubit, Leonardo ka bërë të ditur se nuk e di nëse do të qëndrojë edhe pas këtij sezoni në ekip, Kylian Mbappe.

News CS Leonardo 18 19

Ai ka refuzuar të komentojë për një ripërtëritje të mundshme të kontratës me kampionin e botës me kombëtaren franceze.

"Unë kurrë nuk bëj premtime dhe kam dy arsye: e para, është se nuk jam ai që bën gjithçka në këtë klub - e dyta, nuk dua të bëj një premtim në pa qenë i sigurt dhe tashmë jam përqendruar në të sotmen", tha ish-lojtari i Milanit.

Ndryshe, Mbappe është raportuar se po kërkohet nga Real Madridi gjersa në sezonin e kaluar ka pasur 43 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar 39 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app