Në Romë sot ka arritur ish drejtori sportiv i Sevillas, Monchi, i cili pritet të prezantohet në ditët në vijim.

Ai do të udhëheq tregun e transferimeve të skuadrës nga kryeqyteti.


Ish portieri ka treguar një sukses të jashtëzakonshëm te skuadra andaluziane ku e ka fituar Ligën e Evropës pesë herë në 10 vite.

Po ashtu edhe Kupën e Spanjës e ka fituar dy herë në vitet 2007 dhe 2010.

Sot është postuar një video në rrjetet sociale ku shihet ardhja e tij më kryeqytet.

Më poshtë mund t’i gjeni pesë transferimet më të mira të tij në kohën kur ishte drejtor te Sevilla. /Telegrafi/

Dani Alves

Braziliani që aktualisht luan te Juventusit, kishte kaluar në Barcelonë nga Sevilla.

Ai u ble nga Monchi për 600 mijë euro te klubi brazilian Bahia. Aleves u shit te Barcelona për 30 milionë euro.

dani 1

Ivan Rakitic

U ble 2.5 milionë euro nga Schalke 04 në janar të vitit 2011.

Kroati pastaj u shit te Barcelona për 18 milionë euro.

rakitic 1

Carlos Bacca

Sulmuesi u ble nga Club Brugge, për 7 milionë euro në vitin 2013.

Ai shënoi 49 gola në 108 ndeshje.

Bacca u shit te Milani për 30 milionë euro.

bacca

Gary Medel

‘Pitbulli’ i Interit është një tjetër lojtar i njohur që është zbuluar nga Sevilla dhe Monchi.

Erdhi nga Boca Juniors për 3 milionë euro në vitin 2011.

Pastaj u shit në Cardiff City për 13.5 milionë euro.

medel 1

Frederic Kanoute

Futbollisti nga Mali u ble nga Tottenham Hotspur, që u pagua nga Monchi për 6.5 milionë euro.

Kanoute shënoi 136 gola në 290 ndeshje duke fituar dy Kupa të Spanjës dhe dy Liga të Evropës.

kanute 1 Sevilla's Frederic Kanoute from Mali celebrates after scoring against Valladolid during his La Liga soccer match at the Ramon Sanchez Pizjuan stadium in Seville on Saturday, March 21, 2009. Sevilla won 4-1. (AP Photo/Miguel Angel Morenatti)

telegrafi sport app