Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli shpjegon strategjinë e klubit rreth blerjeve

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli përshkruan strategjinë e transferimeve në klub si pjesë e një 'procesi' për t'u fokusuar te lojtarët më të rinj me paga më të ulëta, por duke i trajtuar ata si një 'investim' i rëndësishëm. Ndeshja hapëse e Ligës së Kampionëve po zhvillohet mes PSV Eindhoven dhe Juventus në “Allianz Stadium” në Torino, ku “Zonja e Vjetër” po udhëheq me rezultat 2-0. Bianconerët janë rikthyer në Ligën e Kampionëve pas 684 ditësh, pasi u përjashtuan sezonin e kaluar nga garat evropiane për parregullsi financiare. “Unë nuk jam i ri në këtë turne, por të rikthehem në të për Juventusin është sigurisht emocionuese”, deklaroi Giuntoli për Sky Sport Italia.

Janë katër nënshkrime të reja në formacionin startues, që u blen nga klubi. “Ne sapo filluam këtë proces, jemi të kënaqur me atë që kemi bërë, duke u përpjekur të forcojmë një klub që po humbte shumë para, kështu që u përpoqëm të investonim në lojtarë nga 24-26 vjeç, duke ulur faturën e pagave dhe duke rritur grupin”.























































