Drejtori i Qendrave amerikane për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield, ka paralajmëruar se pandemia e COVID-19, që akoma po përhapet në tërë vendin, do të paraqet krizën më të errët shëndetësore në historinë e vendit gjatë muajve të ardhshëm, derisa vaksinat të jenë të disponueshme në çdo vend, raporton CNBC.
Kjo porosi rrëqethëse e njërit prej zyrtarëve më të lartë shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara, vjen si pasojë e festimit të Ditës së Falënderimeve ku miliona amerikanë kanë shpërfillur rekomandimet ku u bëhej thirrje të shmangin udhëtimet dhe tubimet në numër të madh të njerëzve, transmeton Telegrafi.
Para humbjes së një numri të madh të jetëve të njerëzve, vendi po ballafaqohet me faktin që sistemi shëndetësor është mbingarkuar në pikën më të lartë më të mundshme, ka bërë të ditur Redfield. Sipas tij, infeksioni ka prekur të gjitha anët e këtij shteti dhe po vazhdon të përhapet me hapa të shpejtë.
“Realiteti është që dhjetori, janari dhe shkurti do të jenë kohë të vështira. Besoj se do të jetë koha më e vështirë në historinë e shëndetit publik të këtij kombi”, ka thënë Redfield gjatë një prezantimi të organizuar nga Fondacioni i Odës Ekonomike amerikane.
Deri më sot mbi 270 mijë amerikanë kanë humbur jetën nga COVID-19, kurse Instituti prestigjioz për vlerësimin e gjendjes shëndetësore pranë Universitetit të Washingtonit, ka paraparë se ky numër do të mund të arrinte në afro 450 mijë deri më 1 mars, nëse nuk respektohet distanca sociale dhe bartja e maskës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë