LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i “Petrol Company”: Kemi pritur lehtësime e jo dënime nga shteti

Drejtori i “Petrol Company”: Kemi pritur lehtësime e jo dënime nga shteti

Drejtori i “Petrol Company” Shkëlzen Jusaj ka folur për vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për të dënuar disa kompani me arsyetimin se janë kurdisur çmimet.

Jusaj në RTV Dukagjini thotë se vendimi i marrë për dënim të tyre është arbitrar që nuk bazohet në fakte, përcjell Telegrafi.

“Nuk është ofruar asnjë dëshmi apo fakt se ku ka ndodhur rasti, kush me kënd është takuar, ku janë marrë vesh. Poashtu nuk ka asnjë dëshmitarë, fakt, dëshmi apo dokument. Petrol Compani beson se do ta fiton këtë rast në procedurë gjyqësore”.


Drejtori i “Petrol Company” thotë se kjo kompani nuk ka pasur çmime të njëjta me asnjë kompani tjetër në atë kohë.

“Kalkulimi i çmimit bëhet në bazë të shpenzimeve dhe në bazë të të hyrave të asaj pike por në asnjë mënyrë nuk kemi pasur marrëveshje me kompanitë e përmendura”.

Jusaj thotë se “Petrol Company” do të vendos si rast i veçantë dhe në këtë drejtim nuk do të bëjë ankesë të përbashkët me kompanitë tjera.

Drejtori i “Petrol Company” thotë se në këtë kohë pandemie kanë pritur lehtësime nga shteti për shkak të pandemisë e jo dënime siç ndodhi.

“Në momentin kur të gjitha qeveritë po mobilizohen për zgjidhje të çështjeve ekonomike, kemi pritur që të kemi përkrahje ose lehtësira qoftë edhe në procedura nëse jo përkrahje financiare, por ne kemi marrë një “shpërblim” tjetër. Dhe ky shpërblim ka ardhur në mënyrë arbitrare pa asnjë bazë ligjore të cilën neve në procedurën gjyqësore do ta dëshmojmë të kundërtën./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Kalo në kategori