Drejtori i Operacioneve i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia ka komunikuar me forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) me qëllim të parandalimit të djegies së pikës kufitare në Jarinjë.
“Kemi komunikuar më partnerin tonë kryesor të sigurisë që është KFOR. Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë qenë të gatshëm, kanë pasur një plan operativ për të vepruar më qëllim që të mos vijë deri të djegia apo dëmtimi i pikave tona kufitare”, ka thënë Hoxha në emisionin “Kallxo Përnime”.
Sipas tij, pika kufitare në Jarinjë është pikë në territorin e Serbisë dhe shteti serb e ka për detyrë të ofrojë siguri.
“Jemi duke folur për pikën e Jarinjës. Ajo çfarë mund të themi është se pika e Jarinjës është pikë që sipas marrëveshjes së Brukselit është e Serbisë kurse ajo në Bërnjak është në territorin e Kosovës. Ai shtet që e ka brenda territorit të vet pikën kufitare e ka për detyrë të ofrojë siguri”, ka thënë Hoxha.
Ai tutje ka thënë se personat që janë parë në protestën në Jarinjë janë grupe kriminale.
“Grupet kriminale që janë parë atje janë grupe të huliganëve, të tifozëve të caktuar, banda kriminale që shihet se ishin të maskuar dhe tentonin të lëviznin në pjesë të territorit të Kosovës por koordinimi mes Policisë së Kosovës ka menaxhuar situatën mirë, nuk kemi pasur ndonjë pasojë atje”, ka shtuar Hoxha.
Shefi i Operacioneve në PK tutje ka folur edhe për arrestimin e njerëzve që kanë planifikuar djegien e pikave kufitare.
“Të gjitha këto janë pjesë e hetimeve që do të kryhen dhe janë duke u kryer, por nuk mund të flasim për detaje që mund të prishin procesin e hetimeve”, ka thënë tutje ai.
Më 18 dhjetor, dhjetëra serbë kanë protestuar afër pikës kufitare në Jarinjë (brenda territorit serb) “në mbështetje të serbëve të Kosovës”.
Disa prej tyre kanë tentuar t’i afrohen pikës kufitare, por janë penguar nga forcat e Njësive Speciale të Policisë serbe.
Ndërkaq, në pikën kufitare të Jarinjës gjendeshin policët e Kosovës, e pak metra më në brendi të territorit të Kosovës forcat e KFOR-it kishin vendosur një postbllok dhe tela me gjemba.
Pas protestës, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se në Kosovë po qëndrojnë “aktorë” shtetëror dhe jo shtetëror nga Serbia dhe Rusia duke tentuar të cënojnë sovranitetin e vendit.
Sipas Sveçlës në Jarinjë u shfaq një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës