Një drejtor i Komunës së Lipjanit, si dhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë janë me aktakuza.
Drejtori i QKMF-së, Agim Krasniqi akuzohet për “Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës”, kurse drejtori për Shërbime Publike në këtë komunë, Rasim Hasani akuzohet për kanosje.
Lidhur me këtë çështje, është deklaruar në emisionin “Jeta në Komunë”, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.
Për rastin e drejtorit të QKMF-së, Agim Krasniqi, Ahmeti tha se nuk ka të bëjë me aktakuzë me marrëdhënie të punës.
“Ka aktakuzë të marrëdhënieve personale të njerëzve, duhet me i dallu gjanat. E dyta, gjithkush është i pafajshëm deri në vërtetimin e pafajësisë dhe e treta, unë nuk e kam pru atë drejtor, qaty e kam gjet, e kanë kthy organet e drejtësisë në marrëdhënie pune dhe unë i zbatoj vendimet”, tha ai.
Ndërkaq, për rastin e drejtorit komunal Rasim Hasani, i pari i komunës, Imri Ahmeti tha se duhet të shihet a hidhet poshtë aktakuza.
“Në çështje personale të njerëzve nuk është mirë me u lëshu. Janë çështje private krejt. Lidhje s’ka me marrëdhënie pune ajo punë”, tha ai.
I pyetur nëse premtimi i shkallës së parë tregon se këta dy drejtorë janë fajtor, a do të shkarkohen, Ahmeti premtoi se do t’i largojë nga puna.
“Shkojnë prej shpije automatikisht”, premtoi ai.
Prokuroria Themelore në Prishtinë , në një përgjigje për kallxo.com më 13 tetor 2020, ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës kundër personit me inicialet A.K., në drejtim të veprës penale “Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës”, po ashtu, ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet R.H., në drejtim të veprës penale “Kanosja”.
Edhe Gjykata Themelore e Prishtinës, më 13 tetor 2020 në një përgjigje për kallxo.com ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan me datë 12.03.2020 ka pranuar aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për të akuzuarin A.K. për veprën penale “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës”.
Ndërsa, sipas tyre, me datë 20.05.2020 është pranuar aktakuza nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për të akuzuarin R.H për veprën penale “kanosje”.
“Po ashtu ju informojmë se palëve iu është dorëzuar aktakuza nga ana e gjykatës, ndërsa veprime tjera nuk janë ndërmarr ngase ende janë duke u trajtuar lëndët penale të vitit 2018 dhe 2019, andaj pritet që së shpejti të caktohen seancat fillestare lidhur me këto dy çështje penale”, thuhet në përgjigjen e gjykatës më 13 tetor 2020./kallxo.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze