LAJMI I FUNDIT:

Drejtori ekzekutiv i Liverpoolit nuk garanton qëndrimin e Coutinhos

Drejtori ekzekutiv i Liverpoolit nuk garanton qëndrimin e Coutinhos
LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 06: Philippe Coutinho of Liverpool celebrates after scoring his sides secong goal during the UEFA Champions League group E match between Liverpool FC and Spartak Moskva at Anfield on December 6, 2017 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Drejtori ekzekutiv i Liverpoolit, Peter Moore nuk mund të garantojë që Philippe Coutinho të qëndrojë në Anfield edhe pas janarit.

Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid janë vetëm disa nga skuadrat e mëdha që janë duke u lidhur me Coutinho këtë javë.

Skuadra që ka gjasat më të mëdha për transferimin e tij është Barcelona dhe një largim të tij gjatë janarit nuk mund ta mohoj as Moore.


Coutinho tanimë ka çmimin fiks, Barcelona e gatshme ta transferojë në 'Camp Nou'
Lexo po ashtu Coutinho tanimë ka çmimin fiks, Barcelona e gatshme ta transferojë në 'Camp Nou'

“Ne kemi bërë një deklaratë vitin e kaluar që lojtari nuk është në shitje dhe kjo është deklarata e bërë nga pronarët e klubit “, ka thënë fillimisht Moore për Sky Sports Neëw.

“Pas kësaj, çdo ditë ju shihni tregime që burojnë nga Spanja se Barcelona, ose kushdo, po kthehen për Philippe Coutinhon”.

Coutinho shënoi het-trik në Ligën e Kampionëve ndaj Spartak Moskës (Getty Images)

“Unë pashë një lojtar i cili ishte i lumtur dhe shënoi het-trik për klubin e tij para 54 mijë tifozëve të kënaqur në natën e së mërkurës”.

“Dhe çdo gjë tjetër përveç kësaj, fokusimi tani është të dielën dhe pastaj ne kemi West Bromin, dhe është e gjitha për Philippen në fushën e lojës tani”.

Fabregas: Coutinhos i përshtatet stili i Barçës, është lojtar i madh
Lexo po ashtu Fabregas: Coutinhos i përshtatet stili i Barçës, është lojtar i madh

“Sa më përket mua, skuadra që kemi tani është skuadra me të cilën do të shkojmë në janar. Unë nuk kam një top kristali, kështu që nuk e di se çfarë do të ndodhë”

“Por, Philippe Coutinho është një lojtar i përkushtuar dhe po jep gjithçka për Liverpoolin”, përfundoi drejtori ekzekutiv i Resave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori