LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Arsimit në Suharekë flet për vrasjen e nxënësit

Drejtori i Arsimit në Suharekë flet për vrasjen e nxënësit

Një person i mitur,  nxënës i shkollës së mesme, ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me thikë në Suharekë.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, Remzi Bytyçi, ka thënë se është i njoftuar me rastin ku disa persona të moshës së mitur kanë sulmuar dy të tjerë.

Ai tha se sulmuesit e mitur nuk janë nxënës të ndonjë shkolle.


“Po unë jam njoftuar në lidhje me rastin për të cilin po pyesni, unë jam njoftuar nga komandanti i policisë në Prizren, se tre persona kanë sulmuar dy persona të tjerë. Mund të ju them se sulmuesit nuk janë nxënës të ndonjë shkolle ndërsa, dy të tjerët që janë therur me thikë ku njëri nga ta fatkeqësisht ka vdekur janë nxënës të shkollës së mesme teknike”, tha Bytyçi për Kallxo.com.

Ai shtoi se njëri nga tre sulmuesit e mitur vitin e kaluar ka qenë në shkollë, por shkaku i mungesave dhe disiplinës së keqe është larguar dhe më nuk ka vijuar mësimet.

Vdes një i mitur në Suharekë, si pasojë e therjes me thikë
Lexo po ashtu Vdes një i mitur në Suharekë, si pasojë e therjes me thikë

Policia ka konfirmuar rastin ku sot rreth orës 13:40, një i mitur ka mbetur i vdekur si pasojë e një zënke në të cilën janë përdorur thikat mes të miturve në stacionin e autobusëve në Suharekë.

“Rreth orës 13:38 minuta Policia në Suharekë ka pranuar një informacion për një rrahje të disa të rinjve që kishte ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Suharekë. Pas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes është bërë e ditur se tre të dyshuar të mitur: 15; 16 dhe 17 vjeç nga Duhla i kishin sulmuar po ashtu dy të mitur nga fshati Gjinoc të cilëve u kishin shkaktuar plagë me thikë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori