LAJMI I FUNDIT:
Peja 11° cloudy

Drejtori i Arsimit në Pejë, Gega me kritika për vendimin e Nagavcit për rikthimin e vajzës me shami në shkollë

Drejtori i Arsimit në Pejë, Gega me kritika për vendimin e Nagavcit për rikthimin e vajzës me shami në shkollë
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Pejë, Naser Gega/ Foto nga Ministria e Arsimit, Facebook

Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega, ka komentuar rastin e kthimit të vajzës me shami, nxënëses me inicialet A.D në gjimnazin ‘Bedri Pejani’, kthim që pason, pas një vendimi me shkrim, që Drejtoria e Arsimit në Pejë dhe Gjimnazi ‘Bedri Pejani’ ka pranuar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Drejtori Gega ka shprehur pakënaqësinë e tij si zyrtar, ndaj një vendimi të tillë të ministres. Megjithatë, ai ka konfirmuar se vajza me shami, nga sot ka vazhduar procesin mësimorë.

“Ka ndodhur ky rast sepse vajza ka 18 vjet, përndryshe, ky rast nuk duhet kuptuar se shkollat tona hapin dyert për nxënëse me shami. Jam i prekur nga një vendim i Ministres së Arsimit Nagavci, sepse kjo çështje është e rregulluar me kushtetutë”, ka thënë Gega për RADIO 1 transmeton Telegrafi.


Numri një i arsimit në Pejë, Naser Gega, tutje ka arsyetuar pakënaqësinë ndaj rastit, me faktin se shamia e dallon nxënësen në fjalë, nga 1 mijë e 500 nxënës të tjerë.

‘Fakti tjetër që më prekë është, pse të veçohet ky rast në mesin e 1 mijë e 500 nxënësve”, ka shtuar Gega për ‘RADIO 1’.

Ndryshe, për kthimin e vajzës me shami në Gjimnaz, shprehu angazhimin e madh edhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës Gramos Agusholli, ndërsa një kthim të tillë, javë më parë e kishte paralajmëruar edhe zv/Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Taulant Kelmendi.

Në anën tjetër, jo-zyrtarisht mësohet se me rastin e kthimit të vajzës 18 vjeçare me shami në bankat e Gjimnazit të Pejës, stafi arsimor i këtij Gjimnazi, sot ka bojkotuar mësimin në dy orët e para.

Në trend

Më shumë
​A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

​A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

Lajme
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Ndërkombëtare
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
“Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai” - Krisa dhe Xheneta përplasen ashpër në mes të emisionit

“Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai” - Krisa dhe Xheneta përplasen ashpër në mes të emisionit

Magazina
​Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

​Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

Lajme
Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Evropa
Kalo në kategori