LAJMI I FUNDIT:

Drejtorët me “xhepat plot”

Drejtorët me “xhepat plot”

Kryeshefi aktual i Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut, Naim Bejtullahu, për një vit ka arritur të deponojë në llogarinë e tij bankare hiç më pak se 71 mijë euro, derisa komplet paga e tij vjetore është 44,700 euro.

Bejtullahu në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit në vitin 2014 ka deklaruar se në llogaritë e tij bankare ka të depozituara 90 mijë euro, derisa sivjet ai ka vetëdeklaruar se në llogari bankare i ka 161 mijë euro. Në bazë të një përllogaritje të thjeshtë del se brenda një viti Bejtullahu ka kursyer hiç më pak se 71 mijë euro.


Përveç kësaj shumë të madhe të mjeteve, Bejtullahu ka deklaruar se ka në pronësi shtëpi në vlerë prej 152 mijë euro, banesë në vlerë prej 80 mijë euro, tokë ndërtimore në vlerë prej 125 mijë euro, si dhe lokal afarist në vlerë prej 20 mijë euro. Bejtullahu ka në pronësi edhe një veturë golf në vlerë prej 5 mijë euro. /Telegrafi/