Me një rikthim fantastik, Interi e ka fituar derbin lokal ndaj Milanit (4-2), në atë që njihet si si Derby della Madonnina, në ndeshjen e javës së 23-të në Serie A.
Rossonerët e patën iniciativën në pjesën e parë duke e kërkuar vazhdimisht golin, ndërsa një mundësi të artë për të shënuar e pati Hakan Çalhanoglu, i cili e goditi shtyllën.
Pas përpjekjeve të vazhdueshme, kuqezinjtë ia arritën qëllimit. Zlatan Ibrahimovic asistoi me kokë drejt Ante Rebicit, i cili e futi në rrjetë (40’).
Edhe pas zhbllokimit të rezultatit, kuqezinjtë vazhduan të tregoheshin të rrezikshëm dhe ia dolën ta realizonin edhe golin e dytë.
Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+1), Ibrahimovic ishte i lirë në zonë dhe topi i Franck Kessie shkoi tek ai, ndërsa goditja me kokë u ndal në rrjetë.
Një tjetër Inter u shfaq në pjesën e dytë. Nerazzurrët i shënuan dy gola të shpejtë dhe në këtë mënyrë e barazuan rezultatin ndaj Rossonerëve.
Një top i devijuar shkoi në drejtim të Marcelo Brozovic, i cili goditi me vole dhe shënoi një gol të bukur (51’). Nuk zgjati shumë dhe erdhi goli i dytë i zikaltërve. Matias Vecino u tregua i vëmendshëm në zonë duke e barazuar rezultatin (53’).
Në vazhdim u përmbys rezultatin. Pas një harkimi nga këndi, Stefan de Vrij reagoi në mënyrën më të mirë duke shënuar me kokë golin e epërsisë (70’).
Rastet nuk munguan edhe në vazhdim të ndeshjes, ndërsa Christian Eriksen e goditi shtyllën transversale nga gjuajtja e lirë. Nuk mungoi edhe një shtyllë nga Ibrahimovic në minutat shtesë.
Dhe gjithçka u vulos me golin e Romelu Lukakut në minutat shtesë (90’+3) për ta mbyllur këtë derbi të mrekullueshëm.
Kjo fitore e barazon Interin me pikë me kampionin e Italisë, Juventus (nga 54), ndërsa deri në fund të kampionatit do të shohim një rivalitet të vazhdueshëm. Milani është i teti në tabelë me 32 pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/NotSaquon/status/1226605721401413633
https://youtu.be/iSq8JHzLenk
https://youtu.be/zgG8UVZ2gqM
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pjesë e “Prishtinës së Artë” – Morina tregon vetitë e yjeve të asaj kohe si Vokrri, Muriqi, Cimili e të tjerë
Vazhdon shkëlqimi i Antonys në La Liga – shënon super gol te Real Betisi
Ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh – Kane tregon a do të largohet nga Bayerni
FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën
I kërkuar nga Real Madridi, Reijnders me mesazh të fortë për të ardhmen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti