Jahti 28 metra i quajtur Da Vinci ka marrë flakë dhe është fundosur pranë bregut të ishullit spanjoll Formentera.

Ngjarja ndodhi papritur, duke shkaktuar panik në bord.


Në jaht ndodheshin gjithsej katër pasagjerë, dy anëtarë të ekuipazhit dhe kapiteni.

Fatmirësisht, të gjithë u evakuuan në mënyrë të suksesshme pa pësuar lëndime serioze, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të organizuar të ekuipazhit dhe autoriteteve lokale.

Megjithatë, shkaku që çoi në zjarrin e jahtit nuk është ende i qartë dhe po hetohet nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e saktë të ngjarjes.

Ndërkohë, jahti është konsideruar i shkatërruar pasi u fundos plotësisht në det. /Telegrafi/