LAJMI I FUNDIT:

Drama e barazhit i takon Vllaznisë së Pozheranit, “Tigrat” sigurojnë inkuadrimin në Superligë pas ekzekutimit të penalltive

Drama e barazhit i takon Vllaznisë së Pozheranit, “Tigrat” sigurojnë inkuadrimin në Superligë pas ekzekutimit të penalltive

Fituesi i ndeshjes së parë të barazhit në mes të Ferizajt dhe Vllaznisë së Pozheranit nuk erdhi pas 90 minutave dhe as pas 120 minutave pasi ndeshja e rregullt përfundoi 0-0 dhe vazhdimet 1-1, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive ishte skuadra e Vllaznisë që siguroi inkuadrimin në Superligë për herë të parë në histori.  

Atmosfera në këtë ndeshje ishte shumë e zjarrtë, pasi Ujqit që ndodheshin në tribunën qendrore dhe Tigrat, në atë lindore ishin vazhdimisht aktivë, ku përveç këngëve, nuk munguan as mjetet piroteknike.

Tifozët e Vllaznisë, Tigrat

Rasti i parë në ndeshje erdhi në minutën e 15, ku Maliq Behluli i Ferizajt rrezikon seriozisht portën e Vllaznisë, teksa gjuan i vetëm në drejtim të portës, por pret Bajrami.


Dy minuta më vonë, Ferizaj pati rastin më të mirë, por Enis Kuka godet pingulen nga afërsia, derisa më parë depërtoi mjaft bukur brenda zonës.

Deri në fund të pjesës së parë, ferizajasit rrezikuar edhe dy herë me maqedonasin Ristovski (19’, 28’), ku fillimisht gjuan me kokë fare pranë pingules së Bajramit, ndërsa së dyti përsëri godet me kokë dhe sërish jashtë portës.

Ujqit nga Ferizaj

Në pjesën e dytë, Vllaznia e nisi më mirë, ku në minutën e 47, Mensur Livoreka gjendet në rast të mirë shënimi, por gjuajtja e tij e plogësht dëshpëron tifozët e Vllaznisë.

Në vazhdim pati edhe ndërprerje të ndeshjes për pesë minuta shkaku i hedhjes së mjeteve piroteknike në fushë, ndërsa raste të mira për gol nuk pati deri në minutën e fundit të ndeshjes kur Ferizaj goditi edhe një herë shtyllën pingule.

Në minutat shtesë Vllaznia u mundua të shfrytëzoj një kundërsulm të shpejt, por mbrojtësi Florent Papuqi e ndali sulmuesin Livoreka në mënyrë të palejuar dhe gjyqtari e ndëshkoi me të kuq.

Në vazhdim, Vllaznia e shfrytëzoi për mrekulli epërsinë e një futbollist, pasi në minutën e 97 e gjeti golin e parë në ndeshje me anë të Lirian Feratit, i cili bëri një lëvizje në zonë dhe shënoi për 1-0 dhe kështu përfunduar 15 minutat e parë.

Në 15 minutat e shtesës së dytë, Ferizaj arriti të gjej golin e barazimit me anë të Enis Kukës, i cili shënoi nga afërsia në minutën 108 dhe ky gol dërgoi skuadrat në ekzekutimin e penalltive, ku pas penalltive fitore shënoi skuadra e Vllaznisë me rezultat 3-2 duke siguruar inkuadrimin në Superligë.

Befasia më e këndshme e Ligës së Parë, Vllaznia e Pozhoranit, e përfundoi kampionatin në pozitën e tretë në tabelë në Ligën e Parë, ndërsa Ferizaj pas 33 javëve në Superligën e Kosovës në futboll e zuri vendin e 10 me 31 pikë.

Ndryshe, nesër zhvillohet ndeshja tjetër e barazhit, ku do të takohen Drita dhe Dukagjini i Klinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Ndërkombëtare
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori