Historia plot drama e një 28-vjeçareje është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në ‘News24’. E ftuar në studion e emisionit, përballë moderatores Evis Ahmeti, Alma tregon se u martua në vitin 2010 dhe se pas 2-3 muaj njohje dhe fejese ngeli shtatzënë. Kjo i detyroi të bënin dasmë dhe të martoheshin me Ylberin. Gjatë martesës erdhën në jetë 2 fëmijë, 2 djem të cilët aktualisht janë 8 dhe 6 vjeç (shkojnë në klase të parë dhe të tretë).
Gjatë martesës burri punonte dhe blenë tokë, me pas ndërtuan në atë tokë edhe një shtëpi, por marrëdhënia në çift nuk po shkonte si duhej. Sipas 28-vjeçares bashkëshorti e ushtronte dhunë, abuzonte me drogat dhe e tradhtonte me të tjera. Kjo solli ndarjen dhe Alma ju drejtua gjykatës, para 2 vitesh ku edhe është bërë divorci. Gjykata vendosi që kujdestarinë e fëmijëve t’ia lërë asaj ndërsa ish-bashkëshorti të paguante në total për të dy djemtë një pension ushqimor prej 15 mijë lekësh të reja.
Prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ishte 16 vjeçe dhe shkoi të jetonte me nënën, e cila vete nuk ka banesë, por jeton ne një shtëpi me qira. Babai nuk ishte dakord për divorcin, sipas tij ajo duhej të duronte dhunën e burrit, pasi nuk kishte ku të shkonte dhe që atëherë nuk flet dhe s’ka asnjë komunikim me të. Për të disatën herë nëna është zënë me të dhe e ka nxjerrë përjashta nga shtëpia se bashku me 2 fëmijët e vegjël. Aktualisht ajo është strehuar për pak ditë tek shtëpia e tezes, por ka ngelur në qiell të hapur.
Punonte prej disa vitesh në një fabrike, këto ditë e ka lënë sepse nuk ka ku të lërë fëmijët. Pasi është konfrontuar me të ëmën fizikisht kanë shkuar të dyja në polici dhe kanë firmosur që nuk do t’i afrohen me njëra-tjetrës. Nëna thotë Alma e ka detyruar të marre kredi për të paguar qiranë e shtëpisë, i ka thënë që do të jetojë jetën e saj dhe nuk e ndihmon më. Madje ajo e akuzon nënën se i ka kërkuar edhe të prostituoje për të fituar disa para, gjë që ajo se ka bërë kurrë.
Ish-burri i ka kërkuar disa herë t’i marrë ai fëmijët, por ajo thotë se do t’ia jap vetëm atëherë kur te vdes. Ai ka pasuri, por jep për fëmijët vetëm pensionin ushqimor te vendosur nga gjykata. Gjatë martesës për shkak të dhunës Alma është pajisur 2 herë me urdhra mbrojtje.
Ish-burri është këngëtar popullor, por ka patur probleme me drejtësinë, është arrestuar edhe nga policia pasi ka telefonuar Alma dhe ka kërkuar ndihmë. Sot 28-vjeçarja kërkon ndihme pasi është ne qiell te hapur me 2 fëmijët e saj.
“Unë dua ndihmë, por nuk mund të kthehem kurrë tek banesa e ish-burrit tim. Ai më ka dhunuar tërë jetën, më ftohen duart sa më afrohet e të më prekë. S’i harroj ato skena dhune. Shkova një vit më parë dhe pastrova shtëpinë dhe më erdhi kunata dhe më tha; ik që këtej se të ka marrë veç për pastruese. Dua një tjetër zgjidhje”, tha Alma.
Pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” është bërë dhe tezja e Almës, e cila shpjegoi po ashtu edhe sherrin nënë e bijë.
“Motra ime përderisa e mori përsipër cupen dhe fëmijët ti dale për zot tani. Ato kane mosmarrëveshje nene e bije, jo ti mbaj fëmijët jo s’ti mbaj fëmijët, çupa duhet te iki ne pune se paratë nuk ju dalin, motra ime është e papunë, shtëpinë e ka me qira. Ato të dyja kanë faj, unë ju flas te dyjave, po më shumë faj ka motra ime. Ato nuk merren vesh me njëra-tjetrën.
Motra ime nuk ulet, me atë unë nuk flas, vajza është e ndershme e mirë. E mori përsipër ta mbajë gocën. Unë nuk flas me motrën time për shkak të vajzës po bëj 4 muaj, që të dyja kanë faj. Kjo e ka goditur, por ajo si nënë duhet të ulet. Babai nuk e fut në shtëpi vajzën as me gjallë e as me vdekje se pse la burrin, nuk donte që vajza të ndahej. Unë nuk mundem ta mbaj, i kam thënë, nuk kam çfarë të bëj. Babai i fëmijëve nuk përgjigjet”, tha tezja e 28-vjeçares.
Vet Alma i kërkoi falje nënës për veprimin që kishte bërë duke e goditur. Pas telefonatës së tezës, ka ardhur edhe reagimi nga nëna e Almës.
Pjesë nga intervista me nënën e Almës:
Evis Ahmeti: Cili është raporti me vajzën tënde?
Nëna në telefon: Ajo e di mirë nëna ka 9 vjet qe merret me të, u martua, u divorcua.
Evisi: Kush e martoi?
Nëna: Vetë u martua.
Evis Ahmeti: Para pak minutash ishte motra juaj në telefon, ajo ju bën ju përgjegjëse për martesën e Almës.
Nëna e mbylli telefonin. / BW/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?