LAJMI I FUNDIT:

Drake tregon se përse vendosi të publikojë fotografinë e djalit të tij

Drake tregon se përse vendosi të publikojë fotografinë e djalit të tij
Drake (Foto: Getty Images/Guliver)

Drake është bërë baba i një djali në tetor të vitit 2017, por për herë të parë ai ja prezantoi botës djalin e tij vetëm një muaj më parë.

Ylli kanadez postoi disa fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram të djalit dyvjeçar, Adonis.

Përkrah imazheve të të birit, mamasë së tij dhe familarëve të tjerë ai shkruajti: “I dua shumë dhe më mungon familja ime e bukur dhe miqtë e mi, mezi pres ditën që do të mund të ribashkohemi”.


https://www.instagram.com/p/B-WjWVJlBnJ/

Ndërkaq, reperi tani ka treguar se përse vendosi që të ndante fotot e të birit me publikun dhe fansat e shumtë që numëron në rrjetet sociale.

Gjatë një interviste të realizuar me Lil Wayne ai tha: ”I postova ato fotografi dhe u ndjeva mirë. U ndjeva mirë që mund t’i ndaja ato me të gjithë. Nuk ishte diçka e planifikuar, nuk fola me askënd për këtë. Thjesht u zgjova një mëngjes dhe thashë, e di çfarë? Kjo është diçka që dua ta bëj. Dua të shkoj në vend të ndryshme me djalin tim, të shpenzoj kohë me të. Nuk doja që të ndjeja se zgjedhjet që kam bërë në jetë dhe fakti që jam i famshëm, të bënin që ai dhe familja ime të qëndronin gjithmonë të fshehur. Doja ta liroja veten nga kjo përgjegjësi”.

Drake publikon për herë të parë fotografinë e djalit të tij
Lexo po ashtu Drake publikon për herë të parë fotografinë e djalit të tij

Krijuesi i hitit “In my feelings” ndër tjerash zbuloi se djali tij kishte lindur pas lansimit të albumit “Scorpion”. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B-HKbYFlnHq/

Në trend Magazina

Më shumë
Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
‘Skandali’ i Jozit me Gjestin, Yllka Gashi: Nëse e toleroni edhe këtë term, Big Brother nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës

‘Skandali’ i Jozit me Gjestin, Yllka Gashi: Nëse e toleroni edhe këtë term, Big Brother nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës

Magazina
Edhe Çun Lajçi përfshihet në Big Brother, i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty

Edhe Çun Lajçi përfshihet në Big Brother, i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty

Magazina
Jul Deda: Kjo deklaratë e Jozit ndaj Gjestit ishte skandaloze, ç’njerëzore dhe e poshtër

Jul Deda: Kjo deklaratë e Jozit ndaj Gjestit ishte skandaloze, ç’njerëzore dhe e poshtër

Magazina
Eskalon situata në Big Brother VIP - Jozi e ofendon rëndë Gjestin

Eskalon situata në Big Brother VIP - Jozi e ofendon rëndë Gjestin

Magazina
Kalo në kategori